OEK: Ekonomia e vendit ka marrë goditje me rritjen e çmimeve

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka folur për efekte e ngritjes se çmimeve deri të ndikimi që kanë në zgjirin ekonomik të vendit. Sipas tij, ngritja e çimeve e ka goditur më së shumti sektorin e ndërtimit duke e bërë të papërballueshme koston e ndërtimi.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se rritja e çmimeve në sektorin e ndërtimit ka ndikuar edhe në sektorë të tjerë.

Rukiqi e ka quajtur të paprecedent rritjen e inflacionit deri 10 për qind në Kosovë. Sipas tij, kjo është goditje e dyfishtë për ekonominë e vendit tonë.

“Goditja nga pandemia e cila e ka ndikuar fuqinë blerëse për një kohë. Normalisht është goditje, tani për shkak të rrethanave nga lufta në Ukrainë, e cila tani po ndikon fuqishëm në mënyrë negative nivelin e çmimeve edhe në Kosovë”, ka deklaruar Rukiqi për Kosova-Press.

Po ashtu, ai ka folur edhe për produkete që nuk vijën nga Ukarina, por që importohen nga vendet tjera.

“Ka vetëm çrregullimi të tregut dhe derisa ne i importojmë ato produkte në tregjet e ndryshme, edhe i marrim me çmime më të larta, kjo po ndikon negativisht në ekonominë tonë”.

Rukiqi e ka ngritur shqetësimin e tij, se kjo situatë do të këtë pasoja të rënda për ekonominë e vendit pasi, “kjo do të ndikojë edhe në koston e asaj se çka blihet si patundshmëri, ose çka ndërtohet, mirëpo njëkohësisht ndikon edhe në sektorë të tjerë për shkak se mund të ndikojë në fuqinë blerëse dhe pastaj kjo zbeh performancën e sektorëve, të cilët janë të lidhur me ndërtimin ose që janë në zinxhirin e sektorit të ndërtimit”.

Rukiqi, gjithashtu, ka folur edhe për rritjen ekonomike të vendit, ku ka thënë se vlerësimet mes 3 dhe 4 për qind të rritjes ekonomike, janë edhe një mesazh për Qeverinë e Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika