“Oferta për zgjedhje”, Haziri: LDK-ja është gati për të gjitha

"LDK nuk bën mocion, por është e gatshme për zgjedhje kur vendi mbetet pa Kryeminister, dhe natyrisht për qeverisje", ka deklaruar nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri

Lutfi Haziri, LDK

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se partia e tij nuk do të bëjë mocion, por është e gatshme për zgjedhje kur të largohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kjo deklaratë e tij vjen pasi Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të diskutojë me opozitën për të dërguar vendin në zgjedhje.

Në një konferencë për media sot, ai u shpreh i gatshëm për zgjedhje të reja, por tha se nuk do të japë dorëheqje për të mundësuar realizimin e kërkesës së opozitës por vetëm nëse ka shpërbërje të Kuvendit.

Sipas Hazirit, Kurti po viktimizohet me deklaratat e tij se është i gatshëm për zgjedhje të reja tashmë kur ka hyrë në vitin e katërt të mandatit.

“Siç ka deklaruar Kryetari i LDK-së mbrëmë, kryeministri Kurti është dorëzuar e po kërkon viktimizimin. LDK nuk bën mocion, por është e gatshme për zgjedhje kur vendi mbetet pa Kryeminister, dhe natyrisht për qeverisje. LDK nuk ia mundëson e as mundëson dëshirën për viktimizim. Veç dorëheqja pas dorëzimit! LDK është gati për të gjitha”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Ndryshe, sot Kurti, ka thënë se është i gatshëm të shkojë në zgjedhje nëse opozita është e gatshme të ulet e të bisedojë për shpërndarjen e Kuvendit, duke theksuar se “nuk ka pse të rrëzohet qeveria”.

“Nëse opozita do zgjedhje, ne jemi të gatshëm ta shpërndajmë Kuvendin dhe të shkojmë në zgjedhje, nëse opozita do të kemi më pak muaj qeverisje, jemi të gatshëm të bëjmë shpërndarjen e Kuvendit, por jo ta rrëzojmë qeverinë”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqje.

Lexo edhe: Kurti: Nëse opozita do zgjedhje, ne jemi të gatshëm ta shpërndajmë Kuvendin, s’ka pse të rrëzohet qeveria

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika