OJQ-të nga Kosova dhe Serbia i reagojnë Ramosajt për Manastririn e Deçanit

Organizatat joqeveritare nga Kosova dhe Serbia kanë reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili kishte thënë se nuk do ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit

Manastiri i Deçanit nga lart

Pas deklaratës publike të kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili kishte thënë se për aq kohë sa ai do të jetë kryetar Komune, nuk do ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, kanë reaguar organizatat joqeveritare të Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një komunikate, këto organizata kanë shprehur shqetësimet e tyre, siç kanë thënë, për pasojat negative që mund t’i ketë deklarata e Ramosajt.

“Ne, të nënshkruarit, jemi të shqetësuar për pasojat negative të vazhdueshme të deklaratës së fundit të kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili është zotuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pronësinë e tokës në Manastirin e Deçanit nuk do të zbatohet kurrë”, thuhet në njoftim.

Bashkim Ramosaj, kryetar i komunës së Deçanit

Sipas OJQ-ve, vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen sepse në të kundërtën, sipas tyre, ngjallin ndjenja pasigurie për qytetarët e Kosovës.

“Të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës duhet të respektohen. Kushtetuta ofron garancë të rëndësishme për të gjithë qytetarët e Kosovës, por garancitë e tilla kanë kuptim vetëm nëse vendimet e gjykatave zbatohen nga subjektet fizike dhe juridike në mbarë Kosovën”, thuhet në njoftim.

“Moszbatimi i aktgjykimeve ligjore çon vetëm në ndjenjë pasigurie për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe shërben vetëm si dëmtues i besimit në sundimin e ligjit në Kosovë. Ne u bëjmë thirrje të gjithë atyre që mbajnë poste zyrtare publike që të përmbahen nga dhënia e deklaratave që shërbejnë vetëm për dëmtimin e besimit në sundimin e ligjit”, vijon njoftimi.

Nënshkruesit Aktiv të këtij njoftimi janë këto organizata:

Civic initiatives (Gradjanske inicijative) Center for Peace and Tolerance Democracy + (D+) Forum for Development and Multiethnic Collaboration (FDMC) Gorazdevac Media Group Jelena Lončar, Akademike, Universiteti i Beogradit Kosovo Laë Institute Neë Social Initiative (NSI) NGO Be Active 16, Preshevë Qendra mediale, Çagllavicë The Future, Bujanoc Voice of Roma, Ashkali and Egyptians (VoRAE) Vjollca Krasniqi, Akademike, Universiteti i Prishtinës YIHR Serbi YIHR Kosovë YUCOM Valon Arifi, Aktivist qytetar.

Ndryshe, Ambasadorët e QUINT-it, para disa jave kishin lëshuar  një deklaratë të përbashkët lidhur me çështjen e pronës së Manastirit të Deçanit, duke i bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta respektojë vendimin e vitit 2016 të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, që vërtetoi pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi disa hektarë tokë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika