OJQ-të nuk lejohen të monitorojnë procesin e rekrutimit të prokurorëve

Lëvizja FOL, INPO e IKD nuk janë lejuar që të monitorojnë procesin e intervistimit të kandidatëve për prokuror, nga Këshilli Prokurorial. Këto organizata të shoqërisë civile këtë e kanë konsideruar mungesë e transparencës dhe dëmtim të intergritetit të sistemit prokurorial. Ndërkohë, KPK-ja është arsyetuar se këto organizata nuk kishin monitoruar në tërësi procesin

Këshilli Prokurorial i Kosovës është në proces të rekrutimit të 24 prokurorëve të rinjë, që do bëhen pjesë e këtij sistemi.

Të hënën ishte paraparë edhe intervistimi i kandidatëve për këto pozita, por aty nuk u lejua qasja e tri organizatave joqeveritatare, të cilat ishin të interesuara të bëjnë monitorimin e këtij procesi, nën arsyetimin se nuk kishin pranuar ftesë nga KPK-ja.

Organizatat, FOL, IKD e INPO treguan se kjo është hera e parë që përballen me një situatë të tillë.

“Nënkupton dështim të përmbushjes së kritereve minimale të këtij instituciooni, në parimin e transparencës dhe llogaridhënies, pra monitoruesit tanë nuk janë lejuar të bëjnë punën e vet, me arsyetimin se nuk kanë pasur memorandum bashkëpunimi me KPK-në, kjo përvec dëmton jashtëzakonisht integritetin e këtij institucioni, minon edhe besimin e publikut,” tha Albana Hasani, Hulumtuese, Lëvizja FOL.

“Çështja e rekrutimit të prokurorëve të shtetit është një proces mjaft i ndjeshëm dhe si i tillë duhet të respektohet standardet më të larta, të transparencës të cilat standarde parashihen qoftë me legjislacionin vendor por edhe me praktikat ndërkomvëtare, ne kemi edhe raportin e Këshillit të Evropës që flet për proceset transparence të cilat duhet të zhvillon pranë dy Këshillave atij Prokurorial dhe Gjyqësor,” tha Flamur Kabashi, Hulumtues në IKD

Por, Këshilli Prokurorial i Kosovës, në reagimin e saj e ka arsyetuar sepse sipas tyre këto OJQ nuk i kanë monitoruar proceset e kaluara dhe kjo sipas KPK-së është arsye e mjaftueshme që të mos ftohen më për monitorim.

“Ato janë njoftuar dhe ftuar edhe për monitorimin e shqyrtimit të kundërshtimeve të kandidatëve për prokurorë të shtetit ose për procese të tjera, siç janë rastet e zgjedhjes së kandidatëve për kryeprokurorë të prokurorive të vendit. Duke ditur se njoftimet dhe ftesat janë publikuar për përfaqësuesit e shoqërisë civile, këtu rezulton dhe del në pah moszbatimi sistematik i transparencës publike të këtyre organizatave lidhur me monitorimin e këtyre proceseve, sepse faktikisht nuk kuptohet se cila është logjika monitoruese e këtyre organizatave, ngaqë në dy proceset e kaluara ishin të ftuara dhe nuk morën pjesë fare, kur dihet që procesi i testimit kualifikues, i testimit me shkrim dhe intervistimit me gojë të kandidatëve janë të ndërlidhur pashmangshëm njëri me tjetrën. Sa për dijeninë e publikut, njoftimet dhe ftesat e publikuara paraprakisht për këto organizata që nuk morën pjesë në monitorim janë të datave 19 maj 2024 (Testi Kualifikues) dhe 9 qershor 2024 (Testi me Shkrim). Kurse, Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve, dje, përmes zyrtarëve përgjegjës të KPK-së, ka kërkuar nga përfaqësuesit e organizatave në fjalë që ta lëshojnë hapësirën ku do të mbaheshin intervistat me gojë të prokurorëve të rinj, sepse nuk kanë qenë të ftuar me shkrim për monitorimin e procesit të intervistimit,” thuhet nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Sipas Këshillit Prokurorial, ky proces është duke u monitoruar nga përfaqësuesit e partnerëve ndërkombëtarë.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika