OKB bën thirrje për armëpushim në Libi pas përleshjeve vdekjeprurëse

Libia që nga viti 2011 është në kaos, për shkak të kryengritjes së mbështetur nga NATO, e cila kishte rrëzuar kolonelin Muammar Gaddafi. Ndërsa të shtunën e 27 gushtit, forcat e armatosura të qeverisë së njohur ndërkombëtarisht kanë bërë përpjekje të zmbrapsnin një kolonë milicie besnike ndaj Fathi Bashagha, njeriun të cilin një parlament rival lindor e njeh si kryeministër

Ilustrim

OKB-ja ka bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të armiqësive në Libi, një ditë pas përleshjeve vdekjeprurëse midis fraksioneve politike në kryeqytetin Tripoli.

Të paktën 23 persona kanë mbetur të vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë luftimeve, ka thënë ministria e Shëndetësisë.

Ndërkaq sipas raportimeve, në mesin e të vdekurve ishte edhe komediani Mustafa Baraka.

Libia që nga viti 2011 është në kaos për shkak të kryengritjes së mbështetur nga NATO, e cila kishte rrëzuar kolonelin Muammar Gaddafi.

Por, pavarësisht kësaj, vendi kishte kaluar një periudhë relativisht të qetë gjatë dy viteve të fundit.

Ndërsa të shtunën e 27 gushtit, forcat e armatosura të qeverisë së njohur ndërkombëtarisht kanë bërë përpjekje të zmbrapsnin një kolonë milicie besnike ndaj Fathi Bashagha, njeriun të cilin një parlament rival lindor e njeh si kryeministër.

Shërbimet e urgjencës kanë thënë se një numër spitalesh ishin goditur dhe se njerëzit ishin evakuuar gjithashtu nga zonat përreth luftimeve, raporton BBC.

Misioni i OKB-së në Libi ka theksuar se luftimet kishin përfshirë “granatime pa dallim të mesëm dhe të rëndë në lagjet e populluara nga civilët” dhe ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Ndryshe, Libia është vend i pasur me naftë, i cili dikur ka pasur një nga standardet më të larta të jetesës në Afrikë, me kujdes shëndetësor dhe arsim falas.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika