Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar të hënën një rezolutë, të hartuar nga BE-ja dhe Britania e Madhe, e cila e cila riafirmon “angazhimin e OKB-së për sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”.
Një rezolutë, kur miratohet, përdoret për të shprehur zyrtarisht opinionin ose vullnetin e organizatës ndërkombëtare, raporton BBC.
Rezoluta kishte nevojë për mbështetjen e dy të tretave të atyre që votuan për ta kaluar. 93 shtete votuan pro, 18 kundër dhe 65 abstenuan.
SHBA-ja e ka kundërshtuar rezolutën dhe në vend të kësaj ka depozituar të sajën, e cila nuk i referohet mbështetjes së integritetit territoarial të Ukrainës dhe i referohet pushtimit të Rusisë si një “konflikt”.