OKB-ja ndal ndihmat për miliona njerëz për shkak të krizës me fonde

Zëvendësshefi i Programit Botëror të Ushqimit, Carl Skau, njofton se Kombet e Bashkuara janë detyruar t’i ndalin ndihmat për miliona njerëz, për shkak të “krizës me fonde”

Zëvendësshefi i Programit Botëror të Ushqimit, Carl Skau, njofton se Kombet e Bashkuara janë detyruar t’i ndalin ndihmat për miliona njerëz, për shkak të “krizës me fonde”.

Në një konferencë për media, Skau ka thënë se të paktën 38 prej 86 shteteve ku operon agjencia e OKB-së, veçse janë përballur me zvogëlim të ndihmave, përfshirë vendet si Afganistani, Siria, Jemeni dhe Afrika Perëndimore.

Ai ka thënë se agjencisë i duhen rreth 20 miliardë dollarë për të dërguar ndihma te të gjitha vendet në nevojë, mirëpo ajo ka vite që siguron 10 deri më 14 miliardë dollarë.

“Ne ende e kemi atë synim, mirëpo këtë vit i kemi siguruar vetëm rreth 5 miliardë dollarë”, ka thënë mes të tjerash Skau.

Sipas tij, nevoja për ndihmë humanitare është rritur dukshëm më 2021 dhe 2022, për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe luftës në Ukrainë, si dhe implikimeve të tjera globale.

Skau ka paralajmëruar se situata vetëm sa mund të përkeqësohet në vitin 2024.

Sipas Programit Botëror të Ushqimit, rreth 345 milionë njerëz në botë kanë nevojë për ndihma.

Zëvendësshefi i Programit Botëror të Ushqimit u ka bërë thirrje liderëve botërorë që ta bëjnë prioritet ndarjen e fondeve dhe të investojnë në zgjidhje afatgjata për konfliktet, varfërinë dhe shkaqet tjera që po çojnë në kriza. /REL

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika