OKB-ja paralajmëron Izraelin për krime të mundshme lufte

Ravina Shamdasani, zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të drejtat e njeriut, thotë se organizata është "e shqetësuar" se kërkesa e ushtrisë izraelite që palestinezët të lëvizin nga Gaza veriore në jug mund të përbëjë "transferim të dhunshëm të civilëve - në shkelje të ligjit ndërkombëtar"

OKB-ja po kërkon sërish që agjencitë e ndihmës të kenë akses në Gaza dhe paralajmërojnë për krime të mundshme lufte.

Ravina Shamdasani, zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të drejtat e njeriut, thotë se organizata është “e shqetësuar” se kërkesa e ushtrisë izraelite që palestinezët të lëvizin nga Gaza veriore në jug mund të përbëjë “transferim të dhunshëm të civilëve – në shkelje të ligjit ndërkombëtar”.

“Nëse një vend besohet se ka kryer një krim lufte gjatë konfliktit, çështja mund të shqyrtohet nga Gjykata Ndërkombëtare Kriminale (ICC) – palestinezët janë anëtarë, por Izraeli jo”, shkruan BBC.

Në një deklaratë, Shamdasani shton se sulmet ndaj civilëve – ndërsa tentojnë të largohen nga pjesët e nevojshme të Gazës – duhet të hetohen në mënyrë të pavarur.

Ajo gjithashtu apelon për lirimin “të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar” të të gjithë pengjeve izraelitë, me raportet e fundit izraelite që tregojnë se rreth 199 janë mbajtur.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika