OKB regjistron mbi tetë mijë civilë të vrarë në Ukrainë

Mbi 8.000 civilë të vrarë janë regjistruar në Ukrainë qëkur Rusia nisi pushtimin pothuajse një vit më parë, tha zyra për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara.

OKB tha se kjo shifër është vetëm “maja e ajsbergut” pasi besohet se mijëra të tjerë kanë vdekur.

Kjo shifër është më e lartë krahasuar me shifrat e paraqitura më herët nga OKB lidhur me numrin e viktimave të konfirmuara në mesin e civilëve, që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022. Rreth 90 për qind e viktimave, sipas OKB-së, janë vrarë nga armët shpërthyese, shkruan REL.

“Të dhënat tona janë vetëm maja e ajsbergut. Vuajtjet e civilëve janë të mëdha”, tha komisionari i lartë për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk.

Matlida Bigner, drejtuesja e misionit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Ukrainë, tha se beson që mijëra vrasje të civilëve ende nuk janë konfirmuar, shumica prej të cilëve në qytetin jugor ukrainas të Mariupolit, që tani është nën kontrollin rus.

Në shifrat e prezantuara nga OKB-ja janë përfshirë edhe 2.000 civilë të vrarë në Mariupol, i cili para luftës ishte shtëpi e rreth 450.000 milionë banorëve. Ky qytet ishte i rrethuar për tre muaj dhe ka pësuar shkatërrime të mëdha.

“Ne kemi informacione të pakonfirmuara që lënë të kuptohet se numrat janë për mijëra më të lartë sesa që ne kemi dokumentuar, dhe një pjesë e madhe e tyre janë në Mariupol”, tha Bogner.

Rusia mohon se qëllimisht shënjestron civilët në pushtimin e Ukrainës, që Moska e quan “operacion të posaçëm ushtarak”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika