Olaf Scholz: Ne e duam Maqedoninë e Veriut si anëtare të BE-së

Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz iu ka drejtuar Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin në BE

Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz

Kancelari i Gjermanisë, Olfa Scholz, ka kërkuar nga Maqedonia e Veriut ta miratojë “propozimin francez”.

Scholz është shprehur se e dëshiron Maqedoninë e Veriut si anëtare të Bashkimit Evropian (BE) dhe se vendi ndodhet para një vendimi të rëndësishëm për të ardhmen e vet.

Ai ka shtuar se e kupton frustrimin dhe padurimin e popullit, por ky miratimin do ta sillte Maqedoninë e Veriut një hap shumë më afër anëtarësimit në BE.

“Ne e duam Maqedoninë e Veriut si anëtare të BE-së! Vendi juaj ndodhet sërish para një vendimi të rëndësishëm për të ardhmen e tij: Dëshironi ta pranoni kompromisin evropian? Kështu mund të mbahet më në fund konferenca e parë ndërqeveritare – shtatëmbëdhjetë vjet pas dhënies së statusit të një vendi kandidat për në Bashkimin Europian. Kjo do t’ju sjellë një hap shumë më afër anëtarësimit në BE dhe do të kapërcejë bllokadën. Unë e kuptoj padurimin dhe frustrimin tuaj. Madje edhe më shumë: unë e përjetoj ashtu si ju!”, ka thënë Scholz, raporton “koha.mk”, transmeton Portali Dukagjini.

Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë shpjegon se e kupton kur thonë: “Neve për një kohë të gjatë na është premtuar shumë. Shumë është kërkuar prej nesh. Unë e kuptoj kur ju keni dyshime, nëse me këtë hap vërtet rruga drejt anëtarësimit për në BE është e hapur”.

“Dëshiroj të jem krejt i hapur me ju: edhe pas miratimit të këtij kompromisi procesi i anëtarësimit në BE nuk do të jetë i lehtë. Pengesa të tjera do të duhet të kapërcehen. Por unë them po ashtu: bashkë do t’i përballojmë detyrat që kemi përpara. Sepse ne ju duam si anëtarë të këtij Bashkimi Europian!”, ka thënë ai.

Scholz ka shtuar se veçantitë kulturore të Maqedonisë së Veriut dhe ato evropiane, gjuhët e ndryshme dhe identitetet të mbahen dhe të ruhen.

“Ne të gjithë e dimë: kompromiset do të thonë ndonjëherë lëshime të dhimbshme. Bashkimi Europian përbëhet prej kompromisesh – ditë për ditë. Megjithatë, unë jam fort i bindur se madje kompromiset e vështira në fund na çojnë gjithmonë përpara dhe na bëjnë më të fortë. Ne jemi dhe mbetemi në anën tuaj. I Juaji Olaf Scholz, Kancelari Federal i Republikës Federale të Gjermanisë”, ka përfunduar Scholz.

VMRO: Do të vazhdojmë me bllokada në mbarë Maqedoninë

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika