Olaf Scholz reagon ashpër gjatë debatit për energjinë në parlamentin gjerman

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka reaguar ashpër gjatë një debati në parlamentin gjerman në lidhje me energjinë elektrike. Debati për buxhetin ka nisur pasi lideri i partisë kryesore opozitare, Christian Democrats, ka akuzuar kancelarin Scholz dhe partnerët e tij të koalicionit për dështimin e popullit gjerman

Kancelari gjerman Olaf Scholz

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka humbur qetësinë e tij të zakonshme pas një shkëmbimi të ashpër rreth kostove të energjisë në dhomën e ulët të parlamentit gjerman të mërkurën e 7 shtatorit.

Debati për buxhetin ka nisur pasi lideri i partisë kryesore opozitare, Christian Democrats (CDU), ka akuzuar kancelarin Scholz dhe partnerët e tij të koalicionit për dështimin e popullit gjerman në mes të një krize energjie dhe inflacionit në rritje.

Scholz ka kundërshtuar se ishte qeveria e CDU-së Angela Merkel ajo që e la Gjermaninë në një pozitë të pasigurt, duke akuzuar administratën e saj për bllokimin aktiv të zhvillimit të burimeve të renovueshme.

“Ne u siguruam që kjo të ndryshojë me ligjet dhe rregulloret që kemi vendosur. Ata as në opozitë nuk arritën që dështimin e tyre ta fajësonin si problem qeverisë së re, ne e kishim zgjidhur, pa e kuptuar as ata. ishte një. Kjo është e vërteta për të cilën duhet të flasim”, ka shtuar Shcholz.

Të dielën e 4 shtatorit, Scholz ka prezantuar paketën e tretë të ndihmës gjermane me vlerë 65 miliardë euro, e cila ka për synim të arrijë sa më shumë gjermanë, njofton euronews.

Ndër të tjera, është planifikuar një frenim i çmimit të energjisë elektrike, i cili do t’u sigurojë konsumatorëve një sasi fikse të energjisë elektrike me një çmim të kufizuar nga shteti.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika