Oleksandr Usyk e ka mposhtur për herë të dytë Anthony Joshuan, duke i mbrojtur kështu titujt e botës në peshën e rëndë në boks profesionist në versionet WBA, IBF, WBO dhe IBO.
Super-meçi i boksit profesionit ndërmjet kampionit aktual botërorë, Usyk dhe britanikut, Joshua ka përfunduar pas 12-të raundeve.
Usyk në raundin e fundit kishte Joshua-n në shpinë, por britaniku me guxim doli përpara dhe ndaloi për një moment kundërshtarin e tij.
Joshua nuk kishte mjaftueshëm në forcë për të mbajtur sulmin, dhe Usyk ishte ulur vazhdimisht në minutën e mbylljes.
Anthony Joshua is giving Oleksandr Usyk a run for his money 😳
(via @DAZNBoxing)pic.twitter.com/DsDAcL2SxD
— Bleacher Report (@BleacherReport) August 20, 2022
Usyk e kishte nisur shumë më mirë raundin e tetë por, në mes Joshua pati një këndellje.
Ai ishte raundi më i mirë i Joshuas për një kohë, dhe ishte padyshim agresioni më i madh që kemi parë nga ai, por ai gjithashtu mori shumë goditje.
Ndërsa, përballja e dytë në mes tyre është zhvilluar në Arabinë Saudite.
JOSHUA held his own. But the better man won.
Skill beats power 9 out of 10 times.
Damn I love boxing.
USYK!!!!#boxingnbbq#boxing pic.twitter.com/2pumxR0Hwo
— BOXING n BBQ (@BOXINGnBBQ) August 20, 2022
Usyk u tregua i vendosur për ta mbrojtur titullin e kampionit botëror, respektivisht tre breza të artë, kurse Joshua synoi t’i rikthejë këta tituj, të cilët ia mori pikërisht ukrainasi, i cili doli triumfues në shtator të vitit të kaluar.
Ndërkaq, Joshua ishte më i mirë në raundet e para të meçit, kurse Usyk në ata të fundit.
Për Usykun është fitorja e 20-të në boksin profesionist nga po aq meçe, ndërsa Joshua ka pësuar humbjen e tretë në karrierën si profesionist, karshi 24 fitoreve.
Joshua për revanshin me Usykun kishte ndërruar stafin e trajnerëve, por nuk arriti të përballonte ukrainasin.
Oleksandr Usyk doli të jetë më i lehtë në peshë para ndeshjes me Anthony Joshua