Oliver Varhelyi: Procesi i anëtarësimit në BE, është një program reforme

Sipas, Komisionerit për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyit, Komisioni i BE-së do të jetë pranë për ti mbështetur të dyja palët si Shqipërinë ashtu edhe Maqedoninë e Veriut por, kjo duhet të bëhet nëpërmjet ligjeve

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian (BE), Oliver Varhelyi, në takimin analitik të legjislacionit, i ashtuquajtur “screening”, ka thënë se unioni do të jetë gjithmonë përkrah Shqipërisë, por “procesi i anëtarësimit është një program reforme dhe suksesi varet nga puna”.

Sipas, Varhelyit  ky proces nuk është vetëm praktik,por duhet t’iu jetë komfort rregullave të cilat janë të bazuar në legjislacionin për anëtarësimi në BE.

Ai ka shtuar se do të jenë pranë palëve gjatë shqyrtimit, përveç kësaj ata do të monitorojnë, “cilësinë e ajrit apo mbrojtjen e të dhënave”.

Cili do të jetë ndikimi i negociatave në bizneset e Shqipërisë?

Varhelyi njoftoi se për të, procesi i anëtarësimit është transformues dhe i jep jetë bizneseve, por jo vetëm.

“Më lejoni t’ju uroj punë të mbarë dhe shpresoj të fillojmë me dhënien me raportet e para të shqyrtimit në tre muajt e parë”.

Kryediplomatja Olta Xhaçka, e cila është në detyrën e ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka thënë se Shqipëria ka punuar shumë për të arritur këtë moment.

Olta Xhaçka, MIinistre e Punëve të Jashtme të Shqipërisë

“Integrimi ka qenë një nga objektivat strategjik të Shqipërisë që ka gëzuar mbështetjen masive nga populli. Ky proces transformim, nuk ka lënë gur pa lëvizur, ndaj kemi një delegacion kaq të madh”.

Sipas Xhaçkës, Shqipëria është gati që të sfidohet me punë e kapitjeve që dërgojnë në anëtarësimin  e shtetit shqiptar në BE.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika