Olta Xhaçka: Miratuam në parim protokollet e aderimit në NATO të Suedisë dhe Finlandës

"Kemi dhënë zyrtarisht dakordësinë tonë për zgjerimin e Aleancës dhe përfshirjen e këtyre dy vendeve. Këto janë protokolle që kalojnë më pas për ratifikim në Kuvend. Kur kjo procedure të miratohet në 230 parlamentet e vendeve anëtare të NATO-s, do të bëhet i mundur pranimi de jure në traktatin e Atlantikut të Veriut për këto dy vende", ka thënë Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme Olta Xhaçka

Minsitrja për Evropë dhe Punë të Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka

Shqipëria i jep dritën jeshile anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës dhe zgjerimit të NATO-s

Njoftimin e ka dhënë ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.

“Miratuam në parim protokollet e aderimit në NATO të Suedisë dhe Finlandës. Kemi dhënë zyrtarisht dakordësinë tonë për zgjerimin e Aleancës dhe përfshirjen e këtyre dy vendeve. Këto janë protokolle që kalojnë më pas për ratifikim në Kuvend”, ka thënë Olta Xhaçka.

Olta Xhaçka

“Kur kjo procedurë të miratohet në 230 parlamentet e vendeve anëtare të NATO-s, do të bëhet i mundur pranimi de jure në traktatin e Atlantikut të Veriut për këto dy vende”, ka shtuar Xhaçka.

Ministrja për Evropë dhe Punë të Jahtme ka thënë se hapi final është depozitimi i instrumentit të anëtarësimit pranë qeverisë së SHBA-së në cilësinë e vendit depozitues të këtij traktati. Sipas saj, është një zhvillim i rëndësishëm që forcon sigurinë dhe bashkëpunimin mes SHBA-së dhe BE-së, si dhe NATO-s dhe BE-së dhe një zhvillim që vjen si pasojë e drejtpërdrejtë e agresionit rus në Ukrainë.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika