Operacion antidrogë në Zubin Potok, arrestohen gjashtë persona

Të mërkurën, në Zubin Potok, në fshatin Kovaç është shkatërruar laboratori i substancave narkotike, ku janë sekuestruar 50 kilogramë marihuanë dhe janë arrestuar gjashtë persona

Ilustrim

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, të mërkurën e 20 korrikut, ka njoftuar se është shkatërruar me sukses laboratori i substancave narkotike në Zubin Potok në fshatin Kovaç.

Nga ky operacion, janë arrestuar gjashtë persona, (5 të etnisë serbe dhe 1 i etnisë gorane) si dhe janë sekuestruar 50 kilogramë (kg) marihuanë e gatshme dhe 100 fije duke u përpunuar.

Sveçla ka thënë se angazhimi i institucioneve përkatëse në luftimin e çdo lloj krimi do të vazhdojë me intensitet të shtuar në tërë territorin e Republikës së Kosovës pa asnjë dallim.

Ndërkaq, më 7 korrik, Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka arrestuar tre persona të dyshuar gjatë operacionit të koduar “Mali”.

Ndërsa, gjatë kontrollit të shtëpive, janë gjetur 26 paketime najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë të përgjithshme prej pesë kilogramësh.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika