Operacion antidrogë në Prishtinë, arrestohen katër persona

Ilustrim

Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë ka arrestuar katër persona të dyshuar në Prishtinë për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shitja dhe shperndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.

Në njoftimin e policisë thuhet se gjatë operacionit policor janë arrestuar personat e dyshuar meshkuj kosovar të cekur në vijim me iniciale dhe vitin e lindjes: A. N. (1969), A. I. (1990), A. N. (1977) dhe D.Sh. (1989).

Në këtë operacion policor, policia ka rezultuar me sekuestrimin e provave/dëshmive materiale si në vijim: “(785.5) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, (0.2) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë, (10.2) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një armë zjarri- revole, dy  karikatorë, 14 fishekë, (9267) euro, (450) franga, (1700) lekë, (10) dollarë kanadez, (3) telefona celular, (3) peshore digjitale dhe dy automjete.

Image preview

Pas kompletimit të rastit me vendim të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore-Departamenti i Krimeve të Rënda, katër të dyshuarit dërgohen në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika