6 persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni ndërkombëtar antidrogë me urdhër të SPAK është duke u zhvilluar nga policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza italiane dhe DEA-n amerikane.
Të arrestuarit janë shqiptarë, në mesin e tyre edhe të huaj.
Siç raporton ABCNEWS, një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe, të Kurbinit është goditur në kuadër të këtij operacioni.
Mësohet se kontrollet janë kryer në det në Vlorë, ku janë bllokuar 4 gomone, njëra prej tyre me 3 motorë, si dhe janë shoqëruar 10 persona.
Në momentin që forcat e policisë janë afruar trafikantët i kanë vënë flakën një veliere.