Operacion ndërkombëtar antidrogë në Shqipëri, Gjermani dhe Itali, arrestohen 13 të dyshuar

Një operacion policor ndërkombëtar me kodin "Sammogia" ka rezultuar në arrestimin e 13 personave në tri shtete Shqipëri, Gjermani dhe Itali për trafikimin e kokainës, duke përfshirë arrestimin e tre të dyshuarve në Shqipëri

Foto ilustrim

Një operacion ndërkombëtar antidrogë është zhvilluar në Shqipëri, Gjermani dhe Itali.

Operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Sammogia”, i iniciuar nga Policia italiane, u zhvillua njëkohësisht në Shqipëri, Itali dhe Gjermani, ku ranë në pranga 13 persona.

Në Shqipëri janë arrestuar tre persona, pasi dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal që trafikonte kokainë nga vendet e origjinës drejt Italisë, raporton Top Channel.

Gjatë këtij operacioni të zhvilluar paralelisht në Shqipëri, Itali dhe Gjermani, u lokalizuan në Vlorë, u kapën dhe u vunë në pranga  L.K., 52 vjeç, F.M., 38 vjeç dhe L.M., 33 vjeç, të cilët dyshohet se janë pjesëtarë të një organizate kriminale në Itali.

Për tre shqiptarët, Gjykata e Bolonjas ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, Interpol Tirana dhe homologët në Itali vijojnë bashkëpunimin për të kryer ekstradimin e këtyre shtetasve në Itali.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika