Përveç turmave të zakonshme të qytetarëve që frekuentojnë lokalet e gastronomisë, pranë tyre tash e tutje do të shihen edhe më shumë uniforma të kaltërta.
Që nga mbremja e së martës Policia e Kosovës ndërmjet një aksioni të quajtur “Goditja” kanë qëllim parandalimin e ngjarjeve si ajo e Bon Vivantit e ajo në Klinë që përfunduan me vrasjen e dy personave.
Por aksioni, nuk do të kufizohet vetëm në kryeqytet.
“Detyrat që parashihen të realizohen gjatë zbatimit të planit operativ ‘Goditja’, janë shtimi i aktiviteteve/patrullimeve policore, kryesisht në qendra urbane, në ato pjesë ku ka më shumë lokale, kafiteri, bare nate, e më shumë qytetarë që vizitojnë ato” ka njoftuar Policia e Kosovës.
Po ashtu, Policia njoftoi se do të shtohen kontrollet policore ndaj personave e automjeteve me qëllim të gjetjes dhe konfiskimit të gjërave të ndaluara me theks të veçantë armëve dhe mjetet tjera të rrezikshme për jetën.
E televizioni ka marr vesh që në këtë aksion do të përfshihen të gjitha njësitë e Policisë, përfshirë edhe ato speciale.
Por, Mentor Vrajolli nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë por thotë që përgjegjësia për parandalimin e rasteve tragjike duhet të kaloj tek institucionet e drejtësisë.
Mentor Vrajolli nga KCSS ka theksuar se “kryesisht këto veprime të dhunshme po kryhen nga personat të cilët kanë precedent kriminal dhe Policia nuk ka kompetenca përtej arrestimit të tyre dhe dërgimit të tyre përpara Prokurorisë dhe institucionet tjera të drejtësisë. E këtu cka po vrehet është që ekziston një dështim i madh pasi që do të duhej të krijoheshin mekanizma e të ketë edhe vullnet politik nëse këto mekanizma nuk ekzistojnë të kërkohet që të rritet pëgjegjësmëria e sistemit të drejtësisë”
Incidentet që përfunduan me persona të vrarë e të plagosur, i ka përdorur si shkas edhe qeveria për të marrë një vendim.
Kështu në mbledhjen e së mërkurës është miratuar një projekt-udhëzimit administrativ për masat e duhura parandaluese e mbrojtëse për ndalimin e pjesëmarrjes së fëmijëve në klubet e natës dhe hapësirat e tjera të ngjashme.