Operacioni kundër fajdexhinjve, shtatë të arrestuar deri më tani – Sveçla publikon pamje

"Toleranca ndaj kriminaliteteve si fajdeja e haraçi dhe çdo fenomeni të dëmshëm për qytetarët dhe shoqërinë tonë ka përfunduar. Do ta vazhdojmë pa u ndalur dhe pa kompromis luftën ndaj çdo ilegaliteti në Republikën tonë", ka deklaruar Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se deri më tash janë arrestuar 7 persona të përfshirë në veprat penale “fajde” dhe “detyrim”.

Ata janë arrestuar nga Policia e Kosovës në operacionet që pati dje dhe sot në rajonin e Prishtinës, të Pejës dhe të Gjilanit.

“Deri më tash janë arrestuar 7 persona, të cilët përmes aktiviteteve kriminale kanë përfituar vlera milionëshe nga qytetarët tanë përmes frikësimit dhe detyrimit fizik”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Sveçla ka thënë se toleranca ndaj kriminaliteteve si fajdeja e haraçi dhe çdo fenomeni të dëmshëm për qytetarët dhe shoqërinë ka përfunduar.

“Toleranca ndaj kriminaliteteve si fajdeja e haraçi dhe çdo fenomeni të dëmshëm për qytetarët dhe shoqërinë tonë ka përfunduar. Do ta vazhdojmë pa u ndalur dhe pa kompromis luftën ndaj çdo ilegaliteti në Republikën tonë”, ka vijuar Sveçla.

Ai ka një lutje për qytetarët që të bashkëpunojnë me institucionet e sigurisë që askush të mos jetë viktimë e individëve apo e organizimeve kriminale.

Lexo edhe: Arrestohen dy të dyshuar për fajde në Gjilan, viktimës i shkaktuan dëme mbi 600 mijë euro

Lexo edhe : Operacioni policor kundër fajdeve, momenti i arrestimit të katër të dyshuarve

 

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika