Operacioni “Mali” në Kaçanik – arrestohen tre persona për posedim të substancave narkotike

Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka arrestuar tre persona të dyshuar gjatë operacionit të koduar “Mali”. Ndërsa, gjatë kontrollit të shtëpive, janë gjetur 26 paketime najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë të përgjithshme prej pesë kilogramësh

Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, të mërkurën ka zhvilluar operacionin e koduar “Mali”.

Gjatë kontrollit të shtëpive, janë gjetur 26 paketime najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë të përgjithshme prej pesë kilogramësh. Gjatë këtij operacioni janë arrestuar tre persona të dyshuar.

Pas një hetimi disamujor, me urdhër të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, është bërë kontrolli i shtëpive, banesave dhe objekteve përcjellëse, në fshatrat Ivajë dhe Kaçanik, nën dyshimin se në të njëjtat shtëpi është duke u bërë kultivimi i bimëve narkotike të llojit ”Canabis Sativa”.

Të dyshuarit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në paraburgim me kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”  dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtëve, brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Po ashtu, gjatë këtij operacioni, janë sekuestruar edhe para të gatshme, në vlerë prej 160 eurosh, armë pistoletë e llojit Sigsauer, gërshërë, thika, qese najloni për paketim, kamera të sigurisë, dhe kartela bankare.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika