Operacioni policor në Prishtinë – i dyshuari për t’i ikur kontrollit godet me veturë zyrtaren policore

Gjatë zhvillimit të një operacioni policor në lagjen “Veternik” të Prishtinës, gjatë tentim-ndalimit të një veture, i dyshuari për t’i ikur kontrollit policor, me veturën e tij ka goditur zyrtaren policore

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës njofton se gjatë zhvillimit të një operacioni policor në lagjen “Veternik” të Prishtinës, gjatë tentim-ndalimit të një veture, i dyshuari për t’i ikur kontrollit policor, me veturën e tij ka goditur zyrtaren policore.

Policia njofton se në këtë rast ka përdorur armën e zjarrit, por nuk ka të lënduar nga të shtënat e saj.

Viktima (zyrtarja policore) ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar në emergjencë për tretman mjekësor.

“Veternik, Prishtinë, 23.06.2023 – 18:50. Njësia policore gjatë zhvillimit të një operacioni policor, gjatë tentim-ndalimit të një veture, i dyshuari për t’i ik kontrollit policor, me veturën e tij ka goditur zyrtaren policore. Policia në këtë rast ka përdorur armën e zjarrit, nga të shtënat me arë nuk ka të lënduar nga arma. Kurse, viktima (zyrtarja policore) është dërguar në emergjencë për tretman mjekësor, ajo ka pësuar lëndime të rënda (thyerje të këmbës). Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika