Një gjë krejt e pazakontë ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës.
Fjala është për Komisionin Hetimor për procesin e subvencionimit të teksteve shkollore.
Ndonëse kryesuesi Shemsedin Dreshaj, kishte njoftuar anëtarët se puna do të vazhdonte pas pushimeve, çuditërisht deputetët e mazhorancës u mblodhën.
Madje edhe zgjodhën kryesues të këtij komisioni e ftuan ish ministra për intervistim.
Një gjë e tillë ka nxitur një reagim të ashpër të anëtarit të këtij Komisioni, Ardian Kastrati.
Sipas tij, mazhoranca shkeli ligjin me dy këmbë.
Kryesuesi, zëvendës kryesuesi dhe anëtarët e komisionit i emëron me votë VETËM KUVENDI, siç na ka emëruar edhe neve. A është kjo befasi? Jo aspak. Këta janë të njëjtit që me vota të VJEDHURA ( në mungesë kuorumi) kanë kaluar Ligjin për Tekstet Shkollore, kështu që vjedhja sot e mandatit të kryesuesit të Komisionit nuk është befasi”, ka thënë Ardian Kastrati, deputet i PDK-së.
Një gjë krejt e pazakontë ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës.
Fjala është për Komisionin Hetimor për procesin e subvencionimit të teksteve shkollore.
Ndonëse kryesuesi Shemsedin Dreshaj, kishte njoftuar anëtarët se puna do të vazhdonte pas pushimeve, cuditrisht deputetët e mazhorancës u mblodhën.
Madje edhe zgjodhën kryesues të këtij komisioni e ftuan ish ministra për intervistim.
Një gjë e tillë ka nxitur një reagim të ashpër të anëtarit të këtij Komisioni, Ardian Kastrati.
Sipas tij, mazhoranca shkeli ligjin me dy këmbë.
”Kryesuesi, zëvendës kryesuesi dhe anëtarët e komisionit i emëron me votë VETËM KUVENDI, siç na ka emëruar edhe neve. A është kjo befasi? Jo aspak. Këta janë të njëjtit që me vota të VJEDHURA (në mungesë kuorumi) kanë kaluar Ligjin për Tekstet Shkollore, kështu që vjedhja sot e mandatit të kryesuesit të Komisionit nuk është befasi”, ka thënë Ardian Kastrati, deputet i PDK-së.
E një zëri me Kastratin qe edhe ish-ministrja Hykmete Bajrami e cila nuk pranoi të intervistohej duke kontestuar bazën ligjore të mbledhjes.
”Kjo mbledhje po mbahet jashtëligjshëm”, ka thënë ndër të tjera Hykmete Bajrami, ish-ministre e arsimit.
Këtë e mohoi deputeti Muja, i cili tha se në bazë të Ligjit mbledhjet mbahen detyrimisht me ftesën e një të tretës së deputetëve.
”Neni 11 thotë se mbledhjet detyrimisht mbahen me ftesën e një të tretës së deputetëve. Meqenëse po i referohesh Ligjit për hetim parlamentar është neni 11 pika 3 që thotë se mbledhjet detyrimisht mbahen me ftesën e një të tretës së deputetëve. Në këtë rast nëse ka pasur ndonjë shkelje i takon kryesuesit apo zëvendës kryesuesit sepse kuorumi ekziston dhe mbledhja detyrimisht duhet të mbahet”, deklaroi Armend Muja, deputet i LVV-së.
Në ndërkohë pranë këtyre deputetëve është intervistuar ish ministri i Arsimit, Arsim Bajrami.
Ai ka treguar se në të kaluarën nuk kanë pasur telashe me formën e subvencionimin e teksteve shkollore.
”Nuk ka pas telash….”, ka thënë Arsim Bajrimi – Ish ministër i Arsimit.
Në ndërkohë, pjesëmarrjen këtu e kishte konfirmuar edhe ish ministri i financave Bedri Hamza, porse atij nuk i erdhi radha.
Kjo pasi që pas pauzës Komisioni nuk pati kuorumin e nevojshëm për të vazhduar mbledhjen.