Opozita bojkoton mbledhjen e kryesisë, shkak mosekzekutimi i pagave për mësimdhënësit

Opozita e ka bojkotuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit si shenjë revolte ndaj Qeverisë së Kosovës për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit. Tahiri dhe Gashi këtë veprim të Qeverisë e kanë quajtur të papranueshëm dhe arrogant sepse sipas tyre "bie ndesh me autonominë për qeverisje lokale"

Shef i GP të PDK-së, Abelard Tahiri. FOTO:EO





Të enjten, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, opozita ka deklaruar se si shenjë revolte ndaj Qeverisë së Kosovës për mosekzekutimin e pagave ndaj mësimdhënësve ka bojkotuar këtë mbledhje.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Abelard Tahiri këtë veprim të Qeverisë e ka cilësuar si të paligjshëm e arrogant.

“Mospagesa është vendim i paligjshëm, arrogant i një ministri të papërgjegjshëm i cili cenon një të drejtë bazike të 25 mijë mësimdhënësve”, ka deklaruar Tahiri.

Sipas tij, është duke u bërë një keqpërdorim eklatant i pushtetit nga njerëz të papërgjegjshëm.

Po ashtu edhe shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, këtë veprim të Qeverisë e ka quajtur si shkelje të hierarkisë kushtetuese.

Shef i GP të LDK-së, Arben Gashi

“Qeveria e Kosovës në mënyrë arbitrare po mundëson mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit duke shkelur autonominë e qeverisjes lokale”, ka deklaruar Gashi.

Sipas tij, nuk është kompetencë e ministrisë të ndërhyjë në mes të mësimdhënësve dhe komunave.

“Ministria nuk ka të drejtë në mënyrë arbitrare të pengojë këto pagesa, sepse bie ndesh me autonominë për qeverisje lokale”, ka vijuar ai.

Ai ndër të tjera ka thënë se problemi qëndron se qeveria nuk ka vendim për mospagesë, sepse siç thotë ai duhet të nxjerret vendim formal nga ky institucion i cili pastaj duhet të shqyrtohet nga organet përgjegjëse.

“Është vetëm veprim i Qeverisë, nuk ka vendim formal mbi bazën e të cilit ndalon pagesat e mësimdhënësve”.

Ndryshe, Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës nuk konsideron se ka përfunduar ende afati për ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit.

Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, është shprehur optimist se brenda ditëve në vijim do të procesohen pagat për punëtorët e sektorit të arsimit.

Kështu ka deklaruar ai për Portalin Dukagjini, teksa beson se problemi aktual shumë shpejt do të rregullohet.





 

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika