Opozita e kritikon Albulena Haxhiun, e quajnë avokate të ambasadorit Berishaj

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohej për dyshimet rreth një skandali financiar të ambasadorit të Kosovës në Kroaci Martin Berishaj

Salla e Kuvendit të Kosovës

Ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se ambasadori Berishaj do t’i përgjigjet kërkesave të institucioneve të Kosovës në lidhje me akuzat që i janë bërë atij.

Pas kësaj deklarate, kanë reaguar deputetët e partive opozitare, të cilët e akuzuan ministren Haxhiu se po e bën “avokaten” e ambasadorit.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se është e çuditshme se s’është bërë akoma një javë që janë hedhur dyshimet për një skandal të mundshëm të ambasadorit Martin Berishaj, e ai vetë nuk i ka demantuar këto dyshime. Sipas tij, ministrja Albulena Haxhiu është në një “zor të madh”, sepse po i justifikon veprimet e ambasadorit.

“Është e pabesueshme se si një ambasador që nxjerr fakte për të, ende nuk ka arritur ta demantojë, e kemi pritur një konferencë nga ai, që nuk ka të bëjë asgjë me to. Sot, del  ministrja e drejtësisë për ta justifikuar, d.m.th. është në një zor të madh. Berisha nuk po mundet ta demantojë, që i ka marrë 600 mijë euro përmes një kompanie me një punëtor të regjistruar. Është me rëndësi që të dihet a është tradhëti kombëtare, a i kemi njerëzit tanë të paguar që po i shërbejnë tjerëve,  apo shfrytëzohet imuniteti diplomatik i një diplomati me bartur para me çantë”, ka deklaruar Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri

Ndërkaq, Ramush Haradinaj ka thënë se ministrja Haxhiu po bëhet “avokate”, e ambasadorit.

“Apo e shihni ku keni mbërritur, ministrja e drejtësisë kthehet në avokate, a kanë qenë këto qëllimet tuaja. Sot, minimumi ka thënë se do të zbatohet ligji për secilin, dhe jo vëtëm per Berishajn, por për të gjithë”, ka deklaruar Ramush Haradinaj.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj

Kurse Arben Gashi i LDK-së, ka thënë se në të kaluarën ministrja Albulena Haxhiu, i quante të tjerët kriminel, dhe nuk priste vendime të gjykatave.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika