Opozita i kërkon Qeverisë të mos e trajtojë si armike – Pushteti i vetëvendosur për veprimet

"“Bandat e caktuara që tani më dy organizata vetëm që janë futur në listën e organizatave terroriste, ato me veprimet e tyre kanë dëshmuar se janë të interesuar thellësisht që të eskalojnë situatën, pra të ngrisin tensione edhe të destabilizojnë situatën në veri të Kosovës"

Kuvendi i Kosoves

Opozita po vlerëson se shtrirja e sovraniteti në veriun e vendit duhet të bëhet, por gjithmonë në koordinim me aleatët, sipas tyre moskoordinimi me ta e ka quar vendin në izolim politik e ekonomik. Madje nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) po kërkojnë që Qeveria mos t’i trajtojë si armiq.

Nga pozita thonë se masat e marra nga Qeveri janë të qëlluara, duke përmendur këtu hetimet e arrestimet e personave të dyshuar në veri si shkaktarë të trazirave të fundit.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Enver Dugolli, ka thënë se organizatat që operojnë në veriun e Kosovës që tashmë janë shpallur terroriste, kanë arritur që të ngrisin tensione me veprimet e tyre të jashtëligjshme dhe ta destabilizojnë situatën.

Ai tha se Qeveri e Kosovës vetëm se ka filluar që të marr masa për veriun e vendit, duke përmendur hetimet e arrestimet e fundit në veri.

“Bandat e caktuara që tani më dy organizata vetëm që janë futur në listën e organizatave terroriste, ato me veprimet e tyre kanë dëshmuar se janë të interesuar thellësisht që të eskalojnë situatën, pra të ngrisin tensione edhe të destabilizojnë situatën në veri të Kosovës. Veprimet e tyre janë të jashtëligjshme të dënueshme dhe institucionet e vendit kanë për detyrë që të zbatojnë ligjin andaj gjithë atyre që kryejnë vepra të rënda penale e terroriste ndaj institucioneve dhe ndaj personelit policisë, KFOR-it, gazetarëve e kështu me radhë”, tha ai.

“Masat veç se po i shihini, pra kemi hetime të mirëfillta, hetime serioze që po ndodhin, kemi gjithashtu edhe operacione për arrestimin e kryesve të këtyre veprave, pra kemi një numër të caktuar të dyshuarve të cilët veç se po përballen me procesin hetimorë edhe mbetët që të shihet pastaj edhe për masa të tjera sepse jo të gjithë kryerësit e atyre veprave janë kapur. Ende ka të atillë që dora e drejtësisë  nuk ka arritur që ti kap për arsye të ndryshme ose kanë lënë Kosovën kanë ikur andej nga kanë ardhur ose janë ende duke u fshehur. Por në momentin që hasen apo janë të qasshëm policia do ta kryej detyrën e tyre dhe ata do të arrestohen”.

Deputeti Dugolli ka theksuar se situatat e fundit në veri nuk kanë arritur që ta ndalojnë funksionalizimi e shtetit, por sipas tij, është krijuar një situatë e re dhe se veprimet e qeverisë dëshmohet se shtetit është më i fortë dhe që nuk dorëzohet para bandave kriminale që kanë për qëllim zhbërjen e shtetit.

“Jo në as një mënyrë, kish më thënë që është krijuar një situatë jo e lehtë por kjo dëshmon se shteti është me i fortë se sa bandat dhe shteti në as një mënyrën në as një rrethanë nuk mund të dorëzohet para bandave kriminale të cilat kanë qëllim pikërisht zhbërjen e shtetit”, tha ai për EO.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, tha se vendi është duke degraduar dita ditës në të gjitha aspektet, e kjo po ndodhë sipas tij, për shkak të politikave të gabuar të Qeverisë e moskoordinimit me aleatët.

“Procesi po degradon dita ditës, po degradon edhe në aspektin e sigurisë, në aspektin polikë të brendshëm, po degradon edhe në aspektin e raporteve ndërkombëtare. Kjo është një fatkeqësi e madhe që po i ndodh Kosovë në gjitha dimensionet qoftë të brendshëm, qoftë të jashtëm, qoftë ekonomik, politikë për shkak të politikave të gabuara, për shkak të mos koordinimit të institucioneve të shtetit me partnerët për shkak të mos unifikimit të faktorit politik vendor, për shkak të pa aftësisë qeverisëse për tu ulur dhe unifikuar faktorin e brendshëm politik. Në anën tjetër veprimi i masave të një anshme pa u koordinuar me aleatët me faktorët e sigurisë të cilët janë prezent në Kosovë, ka sjell tekë një situatë kur ne jemi sot të atakuar edhe politikisht edhe ekonomikisht”, tha ai.

Shala ka theksuar se e vetmja rrugë e stabilitetit të veriut është vendosja e ligjit dhe Kushtetutshmërisë, por kjo duhet që të bëhet me masa të koordinimit me partnerët.

Ai ka shtuar po ashtu se kryeministri Albin Kurti do të duhet që të bashkëpunoj më shumë më opozitën, ngase siç thotë ai kreu i Qeverisë, po e sheh opozitën si armik.

“Në relacion të stabilitetit të veriut e vetmja rrugë e stabilizimit është çështja e vendosjes së ligjit dhe Kushtetutshmërisë por kjo jo me masa represive por me masa të koordinimit mbi bazën e bymyeshmërisë e partnereve. Raportet e brendshme ndër institucionale në Kosovë, harmonizimi dhe bashkimi i forcave politike në spektrin e brendshëm. Ne kemi në baza ditore atakim ekstrem të qeverisë më shumë se sa që i bënë Serbisë i bënë opozitës. Vlerëson së çfarë uniteti ofron ky kryeministër kur në baza ditore orvatet të komprometoj pjesën e opozitës, unë them që nuk ka opozite më konstruktive, më paqësore më të koordinuar. Kryeministri nuk është i interesuar as për bashkëpunim  të brendshëm, e fatkeqësisht as për bashkëpunim të jashtëm.O pozitën e shef armik, mendimin ndryshe e shef tepër ekstrem dhe të pa pranueshëm në këtë relacion kemi një ndarje të tillë ku shpesh here biem para situatave edhe ikjes nga përgjegjësi e institucioneve shtetërore”, tha ai.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, tha se kanë pritur që Qeveria ta shtrijë sovranitetit në veri ashtu siç ka premtuar, por masat që ka ndërmarr sipas tij, janë të gabuara.

“Sa i përket situatës në veri nuk është gjendja e mirë, nuk është ajo që ne kemi pritur që më të vërtet qeveria të shtrij sovranitetin mirëpo sot e kësaj dite kemi pengesa nga bandat kriminale, nga krimi i organizuar nga gjithçka që nuk duhet pranuar dhe qeveri është dashur që të veproj dhe premtimin që e ka dhënë për shtrirje të sovranitetit ta bëjë ashtu siç duhet. Por ka gabuar me hapa dhe mendoj që kjo qeveri ka dështuar në zgjidhje të problemit. Ju e keni parë se sa veprime ka pasur nga bandat kriminale të Serbisë por edhe veprimi i qeverisë së Kosovës ka qenë, por jo i kënaqshëm”, tha ai.

Lekaj ka shtuar se Qeveria duhet që të jetë më shumë bashkëpunues me BE-në dhe ShBA-në dhe t’i plotësoj kërkesa e tyre për de-eskalim të situatës në veri.

“Sa i përket situatës e thamë që është e rrezikshme për vendin ne kemi tash edhe masa ndëshkues nga BE për kryeneçësi e kryeministrit. Kryeministri duhet me qenë më bashkëpunues me BE-në dhe ShBA-në dhe ti plotësoj kërkesat, por ato kërkesa mos ta dëmtojnë shtrirjen e sovranitetit dhe që mos ta dëmtojnë integritetin e vendit. Në këtë mënyrë e ka përkrahjen tonë, e kemi përkrah edhe marrëveshjen dhe të implementohet marrëveshja që janë dakorduar dy palët në Ohër”, tha ai./EO.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika