Opozita kërkon komision hetimor për energjinë dhe punësimet në KEK

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, dy shefat e grupeve parlamentare Abelard Tahiri i PDK-së dhe Besnik Tahiri i AAK-së, kanë bërë të ditur se do të kërkojnë komision hetimor në lidhje me krizën energjetike dhe për punësimet e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Abelard Tahiri i PDK-së, në një prononcim për media ka bërë të ditur se tashmë i kanë mbledhur 40 nënshkrimet e nevojshme për themelimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar, siç ka thënë për “abuzimet që kanë ndodhur gjatë krizës energjetike”.

Ai ka akuzuar ekzekutivin se me qëllim e ka kundërshtuar formimin e një komisioni të tillë.

Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar të PDK-së

“Ne nuk po nisemi me kurrfarë paragjykimi, është shumë e rëndësishme që të zbardhentë gjitha pretendimet që janë ngritur gjatë këtyre periudhave për abuzimin keqpërdorimin e parasë publike, qoftë me blerjen e energjisë elektrike qoftë me prodhimin e energjisë elektrike nga Korporata Energjetike e Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Ndërkaq, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se ata nuk janë kundër formimit të një komisioni të tillë, por sipas tij fajet i ka opozita që nuk është votuar.

Sipas tij, me mbledhjen e 40 nënshkrimeve komisioni do të formohet patjetër, vetëm se do të votohet përbërja e tij.

“Ne nuk kemi asgjë kundër këtij komisioni, madje edhe ën seancën e kaluar kemi qenë të gatshëm ç’është e vërteta edhe për ta themeluar por pastaj diskutimi kishte devijuar nga vetë opozita duke prishur konsensusin e arritur”, ka thënë Rrustemi.

Adnan Rrustemi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje

Edhe pse nuk e ka kundërshtuar themelimin e komisionit, Rrustemi e ka quajtur atë të pabazë dhe se sipas tij nuk ka substancë.

Përvecse, themelimin e një komisioni hetimor për energji, nga opozita është kërkuar edhe një komision tjetër për hetimin e konkursit të fundit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se tashmë i kanë siguruar votat e mjaftueshme edhe për ta themeluar komisionin hetimor për punësimet e fundit në KEK.

Sipas, Tahirit, në konkursin e KEK-ut ka pasur abuzime të punësimeve, sic i ka cilësuar ai, të pa ligjshme.

“Meqenëse nuk kemi votuar në seancën e para dy javëve për themelimin e Komisionit hetimor për krizën energjetike, tashmë pjesë e këtij komisioni do të jenë edhe abuzimet që kanë ndodhur në KEK me punësimet gjatë kësaj periudhe. Formalisht besoj që ditën e enjte do të themelohet komisioni meqë tash është obligim kushtetuese sepse janë mbledhur 40 nënshkrime dhe komisioni pothuajse është i formuar”, ka thënë ai.

Edhe Tahiri nga AAK-ja, ka bërë të ditur se si parti kanë dhënë nënshkrimet për themelimin e komisionit për hetim të konkursit që është shpallur nga KEK-u.

“Si opozitë ne i kemi mbledhur nënshkrimet dhe do të vendosim në seancën e së enjtes si temë themelimin e këtij Komisioni. Është me rëndësi që trajtimi çështjes së energjisë, trajtimi i çështjeve që tani po vijnë, edhe këto të punësimeve në KEK të trajtohen nga ky Komision hetimor dhe të dalë e vërteta në shesh, cilado që të jetë ajo”, ka deklaruar Besnik Tahiri.

Besnik Tahiri, shef i grupit parlamentar të AAK-së

Kryesia e Kuvendit, bëri të ditur që me 14 prill të mbahen dy seanca. Seanca e parë do të jetë shqyrtimi i pikave të papërfunduara nga seancat e kaluara.

Po ashtu, opozita ka bërë kërkesë për dy debate parlamentare, një për gjendjen me sigurisë së vendit dhe tjetra për një vjetorin e qeverisjes.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika