Opozita kërkon rishikim të buxhetit

PDK dhe LDK kanë kërkuar që të rishikohet buxheti aktual. Sipas tyre, qeveria nuk ka strategji për ta zhvilluar ekonominë në planin afatgjatë

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja e Demokratike e Kosovës, kanë kërkuar nga ekzekutivi rishikim të buxhetit, raporton Ekonomia Online.

Ferat Shala, deputet nga radhët e PDK-së, ka thënë se opozita ende nuk e ka parë draftin e planifikimit të buxhetit. Sipas tij, një rishikim buxhetor që do t’i ridestinonte mjetet e investimeve duhet të vijë sa më shpejt.

Sipas Shalës, rishikimi i buxhetit do të ndihmonte në rimëkëmbjen ekonomike te bizneset e vogla dhe të mesme.

“Do të duhej të kishim buxhet të qartë për sigurinë e vendit, për shkak të agjendës që kemi linja të forta buxhetore që i përgjigjen situatës së sigurisë. Një buxhet që do të plotësonte kërkesat sociale e në këtë rast do të duhej të kishim buxhet i fillimit të zbatimit të Ligjit të pagave dhe do të duhej të kishim buxhet që do të ndihmonte rimëkëmbjen ekonomike te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, ka deklaruar ai për EO.

Shala ka kritikuar mjetet e ndara prej 100 eurosh nga Qeveria e Kosovë, sipas tij, shpërndarja e këtillë e mjeteve financiare nuk do të ketë asnjë efekt pozitiv ekonomik.

Ferat Shala, deputet i PDK-së

“Ne kemi pritur se do të kemi investime të mëdha në sektorët prodhues, të cilët nuk po ndodhin në këtë vit të qeverisjes Kurti, asnjë veprim investues në ndërmarrje publike e as në sektorin privat. Kemi shtangnim në kuptimin investiv dhe zhvillimor të vendit. Janë bllokuar shumë projekte të mëdha kapitale dhe investitorë strategjikë”, ka thënë Shala.

Kritika për qeverinë pati edhe Driton Selmanaj, deputet i LDK-së. Ndarjen e 100 eurove nga qeveria e ka quajtur veprim popullist. Sipas tij, kjo është një ndihmë afatshkurtër dhe se qeveria duhet të ndërtojë politika ekonomike në planin afatgjatë.

“Rishikimi i buxhetit në muajt qershor dhe korrik mund të na vijnë në Kuvend. Nuk kam informata për çështje konkrete se çfarë po ndodh. Kjo Qeveri nuk ka plan si t’i adresojë shumë çështje, dhe tani nxjerr instrumente populiste të pavlera për të shpërndarë nga 100 euro për qytetarë. Qeveria nuk është për këtë çasje stihike të paorganizuar, Qeveria duhet të ndërtojë politikë ekonomike, dobitë e asaj politike të jenë jetëgjate”, ka deklaruar Selmanaj.

Buxheti aktual i Kosovë, sipas Selmanajt, është buxhet konsumues dhe jo siç duhet të jetë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika