Opozita kërkon shtyrjen e seancës derisa të themelohet komisioni për energji

Në fillim të seancës së Kuvendit të Kosovës, shefat e grupeve parlamentare të partive opozitare ka kërkuar që punimet e kuvendit të mos vazhdojnë derisa të gjendet një gjuhë e përbashkët për themelimin e komisionit hetimor parlamentar për energji

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar që kjo seancë të mos vazhdojë derisa të gjendet një marrëveshje me pozitën, për ta themeluar komisionin hetimor.

Tahiri ka thënë se nuk ka kuptim që PDK-ja të marrë pjesë në çfarëdo punimi të kuvendit nëse nuk themelohet komisioni i kërkuar nga ta.

Sipas tij, themelimi i këtij komisioni është e drejtë kushtetuese që i takon atyre (opozitës).

Shefi i grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri

“Asnjëherë, nuk ka ndodhur që mazhoranca ta bllokojë themelimin e një komisioni të tillë hetimor. Prandaj ne sot jemi të vendosur që ta realizojmë një të drejtë kushtetuese konstatimin e themelimit të këtij komisioni pastaj do të vazhdojmë me një normalitet parlamentar, ndryshe prezenca jonë në këtë seancë pa themelimin e kësaj të drejte nuk ka kurrfarë kuptimi. Sot po kërkojmë që kjo seancë mos të vazhdojë, ta gjejmë një zgjidhje ta formojmë komisionin hetimor dhe pastaj të vazhdojmë me pikat e tjera të rendit të ditës”, ka deklaruar Tahiri.

Themelimin e komisionit hetimor e ka kërkuar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), shefi i grupit parlamentar të kësaj partie Arben Gashi, ka thënë se nuk ka logjikë që kuvendi t’i vazhdojë punime pa u themeluar komisioni për energji.

Gashi theksuar se mosthemelimi i këtij komisioni është duke e minuar demokracinë e Kuvendit të Kosovës.

Shefi i grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi

Sipas tij, nuk duhet të merret asnjë vendim deri sa të themelohet komisioni i kërkuar më shumë se dy muaj nga partitë opozitare.

“Duke marrë parasysh rrethanat si rezultat i pamundësisë së themelimit të komisionit për energji, ne mendojmë se kuvendi duhet të themelojë këtë komision të kërkuar nga 40 deputetë dhe nuk ka kurrfarë logjike që kuvendi të aktrojë që është në normalitet në kohën kur vendit po i cenohet demokracia. Ne mendojmë që kuvendi të mos e marrë asnjë vendim deri sa të themelohet komisioni. Kërkojmë që seanca të fillojë aty ku e kemi mbaruar”, ka deklaruar Gashi.

Njëjtë sikurse kolegët e tij nga partitë opozitare edhe lideri i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se e mbështet propozimin që seanca e kuvendit të mos vazhdojë pa u votuar komisioni hetimor për energji.

Haradinaj ka bërë të ditur se do të marrin pjesë vetëm në pikën ku votohen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj

“AAk mbëshet kërkesën e opozitës për komisionin hetimor, jemi të mërziun që pozita e kundërshton komisionin hetimor me komision hetimor dhe nuk e shohim të arsyeshme këtë sjellje të pushtetit. Njëkohësisht vazhdimi me tema të ditës me përfundimin e një cështje të hapur si është komisioni. Do të marrim pjesë në pikën tre për votimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar Haradinaj.

Ndërkaq shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se pajtohet që komisioni duhet të themelohet, por sipas saj nuk duhet që të bllokohet puna e Kuvendit të Kosovës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika