Opozita kosovare uron Trumpin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj, Kryetari i AAK-së dhe Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Memli Krasniqi e ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Krasniqi përmes një postimi në” title=” "Facebook"”> “Facebook” ka deklaruar se rikthimi i Kosovës në agjendën e Uashingtonit është interes nacional i popullit të Kosovës.

Abdixhiku për lidhjen e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka cilësuar të bekuar dhe të pazëvendësueshme.

“Populli i Kosovës ka qenë gjithmonë i bekuar me lidhjen sa të veçantë aq dhe të pazëvendësueshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës – aleatin tonë strategjik të së shkuarës e të së ardhmes! Në emër të anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, uroj Presidentin e 47-të të SHBA-ve, Donald J. Trump për fitoren presidenciale në zgjedhjet amerikane! Rikthimi i Kosovës në agjendën e Ëashingtonit është interes nacional i popullit të Kosovës. Pa SHBA-të ecja e Kosovës si shtet i ri e në konsolidim ndërkombëtar është e pamundur! Në Qeverinë e ardhshme, këto lidhje do të rikuperohen e mirëmbahen si orientime të pandryshueshme, të pathyeshme, të pazëvendësueshme!”, ka shkruar deputeti opozitar i LDK-së.

Edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK] e ka uruar Donald Trump për fitoren e tij.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se nën udhëheqjen e Donald Trumpin është formuar Ushtria e Kosovës dhe nënudhëheqjen e tij SHBA-ja të vazhdojnë të qëndrojnë si aleati ynë më i fortë dhe i palëkundur.

“Urime popullit amerikan për një proces zgjedhor që pasqyron vlerat e demokracisë dhe fuqinë e vullnetit të lirë të qytetarëve të tij. Një urim i veçantë për Presidentin Donald Trump për zgjedhjen e tij. Nën udhëheqjen e President Trump kemi krijuar Ushtrinë e Kosovës, jam i bindur se, nën drejtimin e tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të qëndrojnë si aleati ynë më i fortë dhe i palëkundur. Në këtë rrugëtim për konsolidimin e shtetit dhe synimin tonë afatshkurtër drejt anëtarësimit direkt në NATO, mbështetja e SHBA-së mbetet kyçe”, ka shkruar Haradinaj.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika