Opozita kritikon qeverinë për mosekzekutimin e pagave të minatorëve

Ilustrim

Opozita ka kritikuar qeverinë në lidhje me mosekzekutimin e pagave për muajin qershor për minatorët e Trepçës.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka hedhur kritika në drejtim të qeverisë, duke u thënë se mjaft kanë shëtitur në Paris, dhe se tani duhet të merren me minatorët që janë pa rroga.

“U shëtitët boll, edhe foto e video bëtë në Paris, tash a po merreni me minatorët e Trepçës që janë pa rroga, me bllokadat e rrugëve gjithandej Kosovës, me pensionistët që po presin pas katër vjet qeverie me ua rritë pensionet me dëmet ekonomike e me bllokadën ndërkombëtare. Punoni najsen të hajrit, e jo veç me kontrata njëburimore e korruptive! S’e di për besë çka do të folni në fushatë!”, thuhet në reagimin e Tahirit.

Në anën tjetër, edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka hallin te rezultati i zgjedhjeve dhe jo te ankesat e minatorëve.

Sipas Selmanajt, Kurti ka dështuar në realizimin e premtimeve të tij për ndërmarrjen Trepça.

“Në të gjitha këto premtime DËSHTOI! Ndërsa sot, kur minatorët jetojnë në kushte të tmerrshme dhe ende nuk i kanë marrë pagat e dy muajve, Albin Kurti i premton vetes se në vitin 2025 do të fitojë edhe më shumë vota se në vitin 2021. Ky nuk e ka hallin e minatorëve dhe të kësaj shoqërie, por te rezultati i zgjedhjeve që do të mbahen së shpejti”, ka shkruar Selmanaj në Facebook.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika