Opozita kritikon VV-në për punësime familjare: Me këtë Qeveri ka marrë kuptim “neopotizmi”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, tha se nga dita e parë, Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka shfrytëzuar mundësinë në çdo moment për t'i larguar njerëzit, të bëjë presion mbi administratën publike që ata të lëshojnë vendet e punës dhe të punësojë njerëz të vet. Ndërkaq, deputeti nga AAK, Bekë Berisha, ka ironizuar me këto punësime, duke thënë se me këtë Qeveri ka marrë kuptim “neopotizmi”

Qeveria e Kosovës

Partitë opozitare në vend po vlerësojnë se partia në pushtet është duke larguar njerëzit nga administrata publike për t’i punësuar të afërmit e saj. Sipas tyre, me këtë Qeveri ka marrë formë “nepotizmi”.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, tha se nga dita e parë, Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, ka shfrytëzuar mundësinë në çdo moment për t’i larguar njerëzit, t’i difirencojë njerëz politikisht, të bëjë presion mbi administratën publike, që ata t’i lëshojnë vendet e punës, në mënyrë që t’i punësojë njerëzit e vet.

“Qeveria e Kosovës nga dita e parë e ka shfrytëzuar mundësinë në cdo moment për t’i larguar njerëzit, t’i difirencojë njerëz politikisht, të bëjë presion mbi administratën publike që ata të lëshojnë vendet e punës dhe të punësojnë njerëz të vet, njerëz të afërt edhe familjarë, e aq më keq kur Qeveria e Kosovës i shfrytëzon katastrofat në vend që t’i kryej këto punësime dhe këto punësime të kalojnë në heshtje”, tha ajo.

Musliu duke përmendur disa nga punësimet familjare, të cilat sipas saj, i kanë bërë udhëheqësit shtetërorë, tha se kësaj qeverisjeje duhet që t’i vije fundi, pasi pushteti ka hyrë në një rrugë pa krye.

“Nuk guxon që të kalon në heshtje punësimi i tezakës në këtë rast, sepse ju e dini që nuk është vetëm ai rast e kishim edhe vëllain, pra disa ditësh të presidentes Bankën Qendrore, kishim një tezake tjetër në Universitet, e kështu më radhë, të mos flasim për bashkëshortin e saj, i cili merr pagë pa punuar as një ditë, i cili shantazhon mediet. Unë konsideroj që kësaj qeverisjeje duhet që t’i vije fundi, dy vjet kemi pritur me ide që kjo do ta gjejë rrugën, por fatkeqësisht kjo ka hyrë në një rrugë pa krye dhe nuk ka kthim”, tha Musliu për EO.

Ndërkaq, Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, u shpreh se punësimet e të afërmeve nga Qeveria është bërë një gjë normale.

Ai ka ironizuar me këto punësime, duke thënë se korrupsioni e nepotizmi kanë marrë kuptim për këtë Qeveri.

“Në fakt ka qenë një debat i ashpër për këto punësime në kohët më përpara edhe kanë shpikur këso lloj punësime, kanë etiketuar edhe kanë përbaltë plot njerëz, kanë qenë krejt rrena. Kurse tani, kjo punë është aq normale edhe aq përditë bëhen edhe nuk është reagimi qysh pritej apo si ka qenë atëherë. Unë besoj që kjo Qeveri, nepotizmin do të thotë tash ka marrë kuptim gjithçka edhe korrupsioni edhe kapja e shtetit edhe nepotizmin edhe të gjitha”, u shpreh Berisha.

“Tash ka marrë kuptim kapja e shtetit, atëherë ka qenë vetëm si farëz, është përdorur politikisht dhe është gënjyer në masë të madhe, por tash është duke u bërë më të vërtetë. Është e rrezikshme sepse shteti nuk mundet dhe nuk funksionon”, tha ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika