Opozita kundër një udhërrëfyesi të ri për liberalizimin e vizave

Partitë opozitare e kanë kritikuar Bashkimin Evropian për mosliberalizimin e vizave për Kosovën. Po ashtu, këto parti e kanë kundërshtuar idenë e një udhërrfëyesi të ri për vizat

Ilustrim

Përfaqësuesit e partive opozitare, e kanë kritikuar Bashkimin Evropian, për mosliberalizimin e vizave për shtetasit kosovarë.

Ata thonë se Kosova tashmë i ka plotësuar të gjitha kriteret e caktuara nga BE-ja, për mundësinë e qytetarëve të Kosovës që të udhëtojnë lirshëm, pa kufizime.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka thënë se BE-ja po tregohet hipokrite, sepse sipas tij, Kosova i ka kryer “punët e saja”.

Tutje, Lushtaku, ka thënë se Kosova nuk duhet ta marrë përsipër asnjë udhërrëfyes të ri për liberalizimin e vizave.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku

“Asnjë udhërrëfyes tjetër nuk është në favorin tonë, dhe është diskriminues për ne si Kosovë sepse po tregon që ka standard të dyfishtë për të bërë liberalizimin e vizave për Kosovën. Kjo nuk na takon neve si politikë sepse po të kishte qenë përgjegjësia jonë, ne kemi përfunduar në vitin 2014-2015 këtë obligim dhe ishte dashur të marrim liberalizimin e vizave, por fatkeqësisht në këtë aspekt nuk kemi mundësi të bëjmë më shumë sepse është në dorën e BE dhe shteteve anëtare të BE-së”, ka thënë  Lushtaku për EO.

Sikurse kolegu i tij opozitar, edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, e ka kundërshtuar idenë e një udhërrefyesi të ri për vizat.

Ai ka potencuar se 95 kriteret e vendosura nga BE-ja, janë të plotësuara nga Kosova, edhe pse sipas tij, me vonesë për shkak të mosvotimit me kohë të demarkacionit me Malin e Zi.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj

“Kosova, diplomacia, por edhe të gjitha institucionet duhet të kundërshtojnë një udhërrëfyes të tillë, i cili është i padrejtë ndaj qytetarëve të Kosovës. 95 kritere të vendosura janë të deklaruara nga bashkësi evropiane që janë të plotësuara nga Kosova edhe pse me vonesë që lidhet me demarkacionin”, ka thënë ai.

Ndërkaq, deputeti nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, e ka quajtur diskriminues zvarritjen e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Po ashtu, edhe Lekaj, e ka kundërshtuar një udhërrëfyes të ri për vizat.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj

“Qe sa vjet na është thënë se janë përmbushur të gjitha kriteret që janë kërkuar nga BE për liberalizimin e vizave, dhe tani është nonsens që të kërkohet një udhërrëfyes tjetër për të përmbushur kushte të tjera”, ka thënë Lekaj.

Ditë më parë, Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka deklaruar se nuk do të ketë liberalizimin të vizave për Kosovën as në muajin shtator.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika