Opozita largohet nga seanca, shkak zvarritja e rendit të ditës

Grupet parlamentare opozitare të PDK-së dhe të LDK-së kanë deklaruar që nuk vazhdojnë të qëndrojnë në seancën e së mërkurës në Kuvend, sepse sipas tyre pas gati dy orësh nuk ka kuorum për të vazhduar me pikat e rendit të ditës

Në seancën e së mërkurës në Kuvendin e Kosovës opozita ka lëshuar sallën për shkak se seanca filloi me një orë vonesë sepse pati mungesë të kuorumit.

Grupet parlamentare opozitare të PDK-së dhe LDK-së kanë deklaruar që nuk vazhdojnë të qëndrojnë në sallë, sepse pas gati dy orësh nuk ka kuorum nga Grupi Parlamentar për të vazhduar me votimet pikat e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe të pikave të tjera të rendit të ditës.

Në këtë seancë të sotme në rend dite ishin këto tri marrëveshje ndërkombëtare: Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë, votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -korniza e qyteteve të gjelbërta 2 dritarja 2 – efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhe Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin-efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se qëndrimi në sallë është i kotë pas gati dy orësh pa asnjë pikë të rendit të ditës pa u votuar.

“Ne si GP kemi vendosur të mos vazhdojmë të qëndrojmë në sallë, sepse që gati dy orë asnjë pikë e rendit të votuar, shkaku i mungesës së deputetëve të pozitës për të vazhduar me votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Prandaj, ne nuk po e shohim të arsyeshme të qëndrojmë në sallë”, ka thënë Tahiri.

Po ashtu, edhe shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi ka ndarë të njëjtin qëndrim.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika