Opozita lëshon mbledhjen e Komisionit për Legjislacion (VIDEO)

Vendimi për lëshimin e mbledhjes erdhi pasi partitë opozitare kërkuan që në rend dite të hyjë edhe mosdekretimi i kryeprokurorit të shtetit nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Partitë opozitare kanë lëshuar mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Vendimi për lëshimin e mbledhjes erdhi pasi partitë opozitare kërkuan që në rend dite të hyjë edhe mosdekretimi i kryeprokurorit të shtetit nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ky propozim ishte diskutuar në mbledhjen e kaluar me kërkesë të deputetit, Driton Selmanaj derisa gjatë mbledhjes së ditës së sotme, kryetari i komisionit, Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje tha se komisioni nuk ka drejtë të marrë vendim për këtë çështje por vetëm mund të diskutojë.

Me këtë nuk u pajtuan deputetet opozitarë të cilet kërkuan që kjo të vendoset në rend dite dhe në fund të votohet për një vendim i cili do ti linte hapësirë mbledhjes së nënshkrimeve të deputetëve në mënyrë që atë ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese.

Pas një ore debat, pajtushmëria nuk u arrit dhe katër anëtarët e komisionit që vinë nga radhët e partive opozitare e kanë liruar sallën.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika