Opozita lëshon seancën e Kuvendit, pasi nuk kaluan mocionet e tyre për Trepçën e Policinë

Opozita ka lëshuar seancën e sotme plenare të Kuvendit pasi pozita mazhoranca nuk i votoi dy mocionet e tyre, atë për Trepçën dhe atë për Policinë

Deputetët opozitarë e kanë lëshuar seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës.

Ky veprim nga opozita erdhi nga pozita që nuk votoi pro dy kërkesave të tyre për diskutimin e mocioneve për miratimin e kërkesave të minatorëve grevistë dhe kërkesat e njësisë elitare të Policisë së Kosovës.

PDK-ja e parashtroi mocionin për minatorët, e AAK-ja për protestat e Njësisë Speciale Intervenuese dhe të Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë votuar kundër mocionit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për ta futur në rend të ditës debatin parlamentar për minatorët.

Ata kanë abstenuar në mocionin për policinë, pas protestës së Njësisë Speciale Intervenuese.

Deputetët e LVV-së nuk i përkrahin mocionet e opozitës për “Trepçën” dhe Policinë

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika