Opozita me kritika ndaj ministrit Vitia për mungesë dhe çmime të larta të barnave-Ai mburret me “reformat në shëndetësi”

Gjatë raportimit të tij para Komisionit parlamentar për Shëndetësi, ministri Vitia tregoi që gjatë këtij mandati janë votuar katër projektligje e 20 akte nënligjore. Ai tutje shtoi se Projektligji për Shëndetësi, ai për Inspektoratin Qendror dhe Projektligji për Duhanin janë tri projektligjet që janë në proces të konsultimeve. Ministri u përball me kritika të ashpra nga deputetët opozitar

Partitë opozitare kanë drejtuar kritika në drejtim të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia i cili po raporton në komisionin parlamentar.

Sipas tyre, përkundër rritjes së buxhetit për barna esenciale, ato mungojnë në spitale dhe blihen deri në 400 për qind më shumë.

Krahas çmimit të barnave, kritikë e opozitës ishin edhe mungesa e investimeve kapitale dhe ikja e profesionistëve shëndetësor.

Armend Zemaj, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), ka kritikuar Qeverinë Kurti dhe ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, duke thënë se është rritur buxheti për barna por ato po mungojnë në spitale.

Sipas Zemajt, barnat po blihen më shtrenjtë dhe atë deri në 400 për qind më shumë.

“Ligji për çmimet e barnave, ka ndikim nga mafia farmaceutike. E kemi përkrahur anulimin e listës. Por sot akoma ligji nuk është në fuqi. Është rritur buxheti për barna, por pse ka mungesë më të madhe të barnave sepse blerja e tyre është 400% më e shtrenjtë. Këto janë evidente”, ka thënë Zemaj.

Ai ka thënë se nuk mund të flitet për reforma sepse nuk ka reformë në legjislacionin e shëndetësisë.

“Ju mund të thoni që ka ligj të ri për shëndetësi, por nuk ka ligj të ri për shëndetësi. Nuk e kemi në Kuvend. Nuk ka as ligje tjera, atij për sigurime shëndetësore. Ligj i shumë pritur por me të njëjtat defekte. Miratimi dhe implementimi i tij duket se është jetëgjatë”, ka thënë Zemaj.

“Është raporti i progresit ai që e ka thënë se në shëndetësi nuk ka progres. Është e vërtetë, na ke thënë se do ta rishikojmë agjendën legjislative, nuk e keni bërë. Të njëjtat defekte, është në prag zgjedhor dhe kjo është menduar ashtu siç e keni deklaruar edhe ju. Për tema tjera siç është Sistemi Informativ Shëndetësor, nuk na thatë asgjë dhe siç duket nuk është bërë asgjë”.

Tutje deputeti i LDK-së ka folur edhe për largimin e mjekëve e infermierëve.

“Ju thatë se është funksionalizuar implanti në Stomatologji dhe nuk e di a është duke të të mashtruar ty dikush apo ju po na mashtroni neve sepse ne e dimë që vetëm dy impliante janë përfunduar”, ka thënë Zemaj.

Ai nuk është ndalur me kaq, ka dhënë edhe kritika të tjera.

“Ligji për çmime të barna, ka ndikim nga mafia farmaceutike. E keni përkrahur anulimin e listës. Por sot akoma ligji nuk është në fuqi, është rritur buxheti për barna por pse ka pas mungesë më të madhe të barnave sepse blerja e tyre është 400% më e shtrenjtë. Këto janë evidente”, ka thënë Zemaj ndër të tjera.

Për ikje të profesionistëve shëndetësor, ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, e mendon të kundërtën.

Ai konsideron se është shumëfishuar numri i mjekëve të kthyer në Kosovë.

“Janë kthyer në Kosovë, janë kthyer për të kontribuar. Ata që kanë ikur më herët, po vazhdojnë të kthehen. Keni dy raste në Pejë ku janë kthyer dy mjekë”, u shpreh Vitia.

Përplasje ndërmjet Vitisë dhe Zemajt ishte edhe përcaktimi i çmimit tavan. Sipas deputetit Zemajt, ish-këshilltarë të ministrit Vitia aktualisht punojnë në kompanitë farmaceutike, derisa tha se sa ishin në Ministri lobonin për favor të kompanive farmaceutike.

Shija e redaktorit

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyll...

Mbledhja e përbashkët e parlamenteve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë i ka përmbyllur sot punimet e saja të cilat i zhvilloi...

Osmani: Shqipëria dhe Kosova, dy pjesë të pandashme të një...

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të pandashme që janë pjesë e një kombi të madh. Ajo...

Të fundit nga rubrika