Mbi 10 milionë euro janë ndarë për investime kapitale në sektorin e Shëndetësisë për vitin 2022 por me sa duket ata që e menaxhuan nuk u gjetën vend gjithë këtyre parave.
Kjo sepse, sipas anëtarëve të komisionit për Shëndetësi nga opozita, për këtë sektor janë shpenzuar vetëm 420 mijë euro.
Bekim Haxhiu, ka kritika të ashpra për mungesë investimesh në sektorin që është në gjendje të rëndë vazhdimisht nga paslufta.
Bekim Haxhiu nga Komisioni për shëndetësi nga PDK ka thënë se “të mos shpenzosh mjetet e destinuara për investime kapitale kjo tregon një paaftësi menaxheriale e keqpërdorim të detyrës zyrtare”.
Të njëjtin mendim e ndan edhe anëtari tjetër i komisionit nga AAK-ja.
Shemsedin Dreshaj nga AAK ka thënë se “investimet kapitale me të vërtetë nuk janë realizuar në shëndetësi por edhe një gjë qëndron se edhe në nivel të vendit investimet kapitale nuk janë mirë pra llogaritet që 11% e kapacitetit total janë investuar e në veçanti kjo vërehet në Ministrinë e Shëndetësisë”.
Ndërsa, sipas Haxhi Avdylit, anëtarit të Komisionit nga mazhoranca, shpresa mbetët për 2013-ën.
Haxhi Avdyli nga Lista Guxo ka thënë se “mos shfrytëzimi i buxhetit për investime kapitale është një ngecje e cila duhet të rritet edhe shfrytëzueshmëria edhe sasia e parasë që shkon në investime kapitale”.
Të enjten, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar buxhetin për 2023 me 65 vota për. Buxheti i vitit të ardhshëm është 3.2 miliardë euro.