Opozita në Venezuelë vazhdon protestat kundër rezultatit të zgjedhjeve

Kundërshtarët e Maduros në Venezuelë protestuan pas zgjedhjeve të kontestuara, ndërsa mbështetësit e tij paralajmëruan kundër çdo përpjekjeje për trazira

Shtetasit venezuelianë protestojnë kundër rezultateve zyrtare që shpallën presidentin Nicolas Maduro fitues të zgjedhjeve Bogota, Kolumbi, të shtunën, 17 gusht 2024, AP.

Kundërshtarët e presidentit venezuelas, Nicolas Maduro, protestuan më 28 gusht, në përpjekje për të ringjallur protestat kundër tij, teksa presidenti po forcon pushtetin pas zgjedhjeve të kontestuara të muajit të kaluar.

Protesta në kryeqytetin venezuelas, Karakas, u mbajt një muaj pas zgjedhjeve të 28 korrikut, në të cilat Maduro shpalli fitore pavarësisht dëshmive se kandidati opozitar, Edmundo Gonzalez, i fitoi ato. Komuniteti ndërkombëtar ka dënuar zgjedhjet, duke thënë se ka pasur mungesë të transparencës.

Që nga mbajtja e zgjedhjeve ka pasur protesta, por protestat e organizuara nga opozita deri më tani nuk kanë prodhuar ndonjë rezultat. Kundërshtarët e Maduros kërkojnë që zyrtarët zgjedhorë të publikojnë rezultatet e secilit vendvotim, pasi thonë se në këtë mënyrë do të ekspozoheshin përpjekjet e Maduros për të vjedhur zgjedhjet.

Po më 28 gusht, mbështetësit e Maduros kanë paralajmëruar protesta, teksa janë zotuar se “do të mbrojnë” fitoren e Maduros. Ata thonë se protestat e opozitës janë përpjekje për trazira në këtë shtet në Amerikën Jugore.

Për shkak të krizës, Maduro po varet shumë nga forcat e sigurisë për të ruajtur pushtetin. Të martën, ai emëroi shefin e partisë së tij të linjës së ashpër në postin e ministrit të Brendshëm, dikaster që mbikëqyrë forcat policore. Diosdado Cabello është zotuar se nuk do të ketë mëshirë ndaj kundërshtarëve të Qeverisë.

Emërimi i Cabellos në postin e ministrit të Brendshëm nxiti frikë se shtypja e protestave do të intensifikohet, teksa deri më tani në protestat e organizuara kundër rezultatit zgjedhor janë arrestuar më shumë se 2.000 persona, përfshirë gazetarë, politikanë dhe studentë./ Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Konjufca i lumtur për vizitën e homologes shqiptare Spiropali: Kosova...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali, për marrjen e detyrës së re. Kryekuvendari në konferencën...

Osmani: 11 shtatori- ditë dhimbjeje, kujtese dhe solidariteti të palëkundur

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar sot 23-vjetorin e sulmit tragjik të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ngjarje që, sipas...

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Të fundit nga rubrika