Opozita serbe “sulmon” Vuçiqin, shfaqin në pankarta “e tradhtove Kosovën”

Opozita serbe, në seancën ku po diskutohej për Kosovën, e ka pritur presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me pankarta me fotografinë e ish-politikanit të vrarë serb, Oliver Ivanoviq, me mbishkrimin “Do të përgjigjesh”, si dhe “Vuçiq e tradhtove Kosovën” e cila eskaloi në përplasje verbale dhe fizike

Foto: Danas

Në seancën e Kuvendit të Serbisë ku po diskutohej për rrjedhën e dialogut dhe propozimin franko-gjerman, në kuadër të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë ka tejkaluar në përplasje verbale dhe fizike.

Opozita e ka pritur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me parulla si “E ke dorëzuar Kosovën”, “jo ultimatum, jo kapitullim”, derisa ai po fliste për Kosovën.

Në këto parulla ishte edhe një fotografi e ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq, me mbishkrimin “Do të përgjigjesh”, si dhe “Vuçiq e tradhtove Kosovën”.

Në nisje të debatit, Vuçiq ka thënë se qëllimi “i ditës së sotme nuk është që përgjegjësia të bartet në këtë institucion apo te populli”.

Image

Opozita bënte thirrje “Kosova është zemra e Serbisë” dhe “Nuk do të heqim dorë nga Kosova”, dhe Vuçiq i përgjigjej “tani e kujtove”, raporton Danas.

Ndërkaq, në këtë seancë, Vuçiq teksa ka komentuar iniciativën franko-gjerman, ka thënë se 90 për qind e asaj që është publikuar është e saktë.

Ai ka theksuar se plani që ai posedon ka pak dallime me atë që është publikuar.

“Plani që kam marrë nuk është publikuar, ka dallime të vogla”, ka thënë ai.

Ai posaçërisht ka theksuar pikën 4, përkatësisht paragrafin e dytë, ku sipas tij, thuhet se “Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”.

Sa i përket themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Vuçiq ka thënë se duhet të jetë ajo që është nënshkruar në Bruksel.

“Asociacioni nuk mund të jetë model i ndonjë organizate joqeveritare, duhet të jetë ajo që është nënshkruar në Bruksel”, shtoi ai.

Kuvendi i Serbisë diskuton për Kosovën

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika