Opozita shqiptare e Maqedonisë së Veriut takohet me Kurtin

Kryeministri Albin Kurti dhe kryekuvendari Glauk Konjufca kanë pritur në takim përfaqësuesit e opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Kurti e Konjufca pritën në takim kryetarin i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarin, së bashku me opozitarët e tjerë shqiptarë, Izet Mexhitin, Afrim Gashin dhe Bilall Kasamin.

Para takimit, Mexhiti ka deklaruar për media se ky është takim vëllazëror.

Ndërsa sa i përket mundësisë së një koalicioni me partinë në pushtet në Kosovë, ai ka thënë se Vetëvendosja nuk është e regjistruar në Maqedoninë e Veriut, por se anëtarët dhe aktivistët e saj në RMV pritet t’i bashkohen partive opozitare.

Kurse, Taravari ka theksuar se beson se do të flasin për zgjedhjet parlamentar të 8 majit me kryeministrin dhe kryekuvendarin.

Kujtojmë se para pak ditësh në RMV është zgjedhur kryeministër teknik, Talat Xhaferi, nga BDI, kështu duke u bërë kryeministri i parë shqiptar në historinë e shtetit maqedonas.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika