Opozita skeptike në punën e Qeverisë për deeskalim

Në fund të gushtit bëhen dy muaj që kur Kosova është nën masa nga Bashkimi Evropian, shkaku i tensioneve në veri. Anëtarët e Komisionit për Integrime, kanë dyshime në punën e qeverisë dhe synimin që të mbërrihet tek depërshkallëzmi.

Këto pamje u bënë shkas që gati dy muaj më parë, Kosova të ndëshkohet nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

E  për punën që po bëhet në larigmin e masave dhe plotësimin e kërkesave BE-së nga ana e qeverisë, dyshime kanë anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane.

Kryetarja e këtij komisioni, Rrezarta Krasniqi, këtë e ndërlidhë me nismën që deri tek zgjedhjet në katër komunat në veri, të mbërrrihet përmes peticionit.

“Nëse vendoset më shku në zgjedhje ish dasht mu hek sanksione por nuk mundesh pasi ende nuk janë shpallur zgjedhjet dhe kryetarët vazhdojnë të jenë në ato komuna dhe procesi i peticionit do të merr kohë dhe do të vonoj procesin e shpalljeve të zgjedhjeve.Duhet të ulen e të dakordohen që të japin dorëheqje ata kryetarë dhe të shkojë çdo gjë më shpejtë”., ka deklaruar Rrezarta Krasniqi, Kryetare e komisioni në LDK.

Edhe anëtaraja tjetër e këtij komisioni, Time Kadrijaj, përmend komplikimet nga ky proces.

“Sa është kushtetuse dhe cila është forma që duhet të dorëhiqen apo të shkarkohen këta kryetarë nuk dihet pasi mund të kemi pasoja ligjore ose kushtetuese, nëse kjo bëhet dhe e cenon kushtetuten ne sërisht do të kemi zvarritje të procesit”., ka deklaruar Time Kadrijaj, anëtare e Komisionit, nga AAK.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë muajit korrik ishte pajtuar në Bratisllavë që të realizoj kërkesat e BE-së për deeskalim të situatës në Veri,  përmes largimit të policisë e shpalljeve të zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore.

Deri tek zgjedhjet e reja në katër komunat në veri, synohet që të mbërrihet përmes peticionit, që parashihet në nenin 72 të Ligjit mbi vetqeverisjen lokale, për çka Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka nisur punën në nxjerrjen e një udhësimi administrativ.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika