Opozitarët urojnë Festën e Pashkëve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar të gjithë besimtarët katolikë festën e Pashkëve.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka uruar që kjo festë të sjellë paqe dhe harmoni në shtëpitë e të gjithë atyre që e festojnë këtë ditë.

Derisa, Krasniqi theksoi se kjo festë simbolizon ringjalljen, dhe uroi ditë më të mira për popullin e Kosovës.

“Ndërsa përqafojmë mesazhin e dashurisë dhe faljes, që na e sjellë festa e Pashkëve, le të zotohemi për të punuar për një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe të drejtë, ku çdo individ vlerësohet dhe respektohet. Në këtë festë që simbolizon ringjalljen, shpresën dhe besimin, urojmë që te vijnë ditë më të mira për mbarë popullin tone”, shkroi Krasniqi.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Ndërsa, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Lumir Abdixhiku ka uruar të gjithë besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve.

Abdixhiku theksoi se Festa e Pashkëve ashtu siç shënjon ditën e ngadhënjimit të jetës mbi vdekjen dhe rikthimin e njeriut te vlerat më sublime shpirtërore, ashtu le të na rigjallërojë shpresën, forcën dhe vullnetin për t’u bërë më të mirë me njëri-tjetrin dhe për të shpalosur vlerat e vërteta njerëzore.

“Le të përpiqemi të punojmë për një të ardhme më të mirë për vendin tonë të dashur Kosovën. Gëzuar Pashkët!”, thuhet në urimin e tij.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

 

Edhe i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar të gjithë besimtarët katolik dhe të krishterë me rastin e festës së Pashkëve.

Haradinaj ka thënë se populli shqiptar ka mbijetuar në rrethana të vështira ndër vite dhe se shqiptarët qëndruan bashkë pa dallim dhe kjo, sipas tij na bën popull të veçantë.

“Uroj posaçërisht Imzot Dodë Gjergjin dhe Kishën Katolike në Kosovë. Urim të veçantë për Atin e Shenjtë, Papa Françeskun dhe bashkëpunëtorët, duke shpresuar për njohjen sa më parë të Kosovës nga Selia e Shenjtë”, ka shkruar Haradinaj.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika