Oppenheimer bëhet filmi me fitimin më të madh të të gjitha kohërave të Luftës së Dytë Botërore

Filmi i Christopher Nolan ka kaluar shifrën prej 550 milionë dollarësh në arkat globale dhe është pritur me kritika të mira

I shfaqur në kinema muajin e kaluar, Oppenheimer është një biografi tre-orëshe mbi sprovat dhe mundimet e fizikanit teorik J Robert Oppenheimer, personazh i interpretuar nga Cilian Murphy, dhe shpikjen e bombës atomike.

Pjesa më e madhe e filmit ka të bëjë me punën e Oppenheimer në laboratorin e Los Alamos të kohës së luftës dhe përndjekjen e tij politike të mëvonshme në duart e zyrtarit qeveritar Lewis Strauss, i luajtur nga Robert Downey Jr në film.

“The Independent”, shkruan se sipas parashikimeve më të fundit nga Box Office Mojo, Oppenheimer tejkaloi rekordin e mëparshëm, Dunkirk , i realizuar gjithashtu nga Nolan, i cili arriti në 527 milionë dollarë në arkat botërore.

Filmi luajti Tom Hardy, Harry Styles dhe Murphy, dhe është vendosur në sfondin e evakuimit të Dunkirk gjatë Betejës së Francës.

 

 

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika