Filmi i shumëpërfolur i regjisorit të mirënjohur, Christopher Nolan, i cili së fundmi u shpërblua me çmime “Oscar” në disa kategori, ka debutuar në Japoni, 8 muaj pas premierës botërore.
Në këtë debutim, filmi grumbulloi 2.5 milionë dollarë në arkat filmike, raporton Variety.
Filmi i bë i pari film amerikan që grumbulloi më së shumti të holla në Japoni gjatë këtij viti, duke ia kaluar filmit “Aquaman”, “Lost Kingdom” dhe “Dune: Part II”.
Debutimi në Japoni, i grumbulloi “Oppenheimerit” gjithsej 965.1 milionë dollarë në mbarë botën.
Filmi tregon historinë e krijuesit të dy bombave atomike që u hodhën në Japoni, përkatësisht në Hiroshima dhe Nagasaki, Robert Oppenheimer, roli i të cilit luhet nga aktori Cillian Murphy.
Filmi tjetër i Nolanit, “Inception”, ishte filmi i tij me më së shumti fitime në Japoni, i cili pati fituar 42 milionë dollarë.
'I'm not sure this is a movie that Japanese people should make a special effort to watch,' said a Hiroshima resident after the Oscar-winning film 'Oppenheimer' finally opened in Japan https://t.co/KKd5kMTlNw pic.twitter.com/2pm9Hl7lEx
— Reuters (@Reuters) March 30, 2024