Opsionet e Kosovës përballë inflacionit

Rritja e çmimeve të produkteve është bërë temë diskutimi tash e një kohë edhe në Kosovë. Pandemia, e pasuar me konfliktin në Ukrainë, janë indikatorët kryesor që e kanë vënë ekonominë botërore para një trendi të tillë, e pashmangshëm edhe Kosovën

Ilustrim





Rritjes së çmimeve, nuk i ka shpëtuar as tregu i vogël i Kosovës, në raste edhe duke kapur shifra rekorde.

Ekonomistët, japin disa ide se si do të mund të veprohej në këtë situatë.

Naim Huruglica, ish-drejtor i Doganave të Kosovës, përmend se përveç uljes së akcizës e TVSH-së, duhet të ketë edhe mbështetje direkte për produkte të caktuara.

“Mund të jetë një kombinim i uljes së normës së TVSH-së për një kohë të caktuar sepse nëse e dini akciza nuk përcaktohet në bazë të çmimit të rritur të importit, por në bazë të sasisë së importuar dmth ajo është e përcaktuar në sasi jo në çmim, ndërsa TVSH-ja rritet sepse TVSH-ja është në vlerë. Në rastin konkret nëse Qeveria arrinë me sjellë ma shumë të hyra, si rezultat i rritjes së çmimit në tregun botëror do të ishte e logjikshme që ta gjej metodën që këto të hyra ose ti kthej mbrapa ose ta zvogëloj TVSH-në për përqindjen e çmimeve që janë rritë. Dmth mund të behët një kombinim i këtyre politikave duke përfshirë edhe subvencionimin e industrive të caktuara”, ka thënë Huruglica.

Naim Huruglica, ekonomist

E një opsion tjetër, që sipas Endrit Fetës, njohës i ekonomis politike, do të mund të ketë ndikim direkt në ekonominë e tregut është heqjen e përkohshme të akcizës në naftë, shkaku i efektit të saj zinxhiror.

“Është e kuptueshme dhe e pranueshme që kjo në vete mbartë koston e humbjeve të të hyrave nga akciza në naftë, megjithatë me dyfishimin e akcizës në duhan dhe në pije alkoolike mbi 2/3 e kësaj kosto do të mund të rikuperohej duke marrë parasysh edhe edhe rënien e konsumit tek këto dy të fundit. Tutje unë mendoj që nëse ky ndryshim në akcizë do të përcillej me çmimin tavan, masën të cilën aktualisht e aplikon Qeveria e Kosovës do të hiqte çdo dilemë për efektshmërine dhe do t’i mundësonte bizneseve e  qytetarëve të Kosovës që ta paguanin çmimin e naftës për 35 centë më lirë, dhe kosto totale e kësaj do të ishte rreth 50 milion më pak inkasim nga akciza në një periudhë 6 mujore”, ka thënë Feta.

Endrit Feta, ekonomist

Feta, i pyetur për përgjigjen e qeverisë përballë inflacionit, ka theksuar se masat e deritashme, nuk kanë qenë të efektshme.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, norma vjetore e inflacionit e matur gjatë muajit shtator të këtij viti, e krahasuar me atë të vitit 2021 ishte 12.7 për qind.

Ndër produktet që kanë ngritje të theksuar të çmimeve, në raportin e ASK-së përmenden lëndët djegëse të ngurta, drutë e zjarrit si edhe peleti, që kanë shkuar deri në 60 % më shtrenjtë.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika