Mëngjesi është një nga vaktet më të rëndësishme të ditës, pasi siguron energji për trupin pas një periudhe agjërimi gjatë gjumit. Si i tillë, është jashtëzakonisht e rëndësishme të hani një mëngjes jo vetëm të shijshëm, por edhe të mbushur me ushqime që sigurojnë karburant për trupin.
Por, personat me diabet mund të mos jenë në gjendje t’i konsumojnë të gjitha ushqimet sipas zgjedhjes së tyre. Ata duhet të jenë tepër të kujdesshëm dhe të zgjedhin ushqime që kanë një indeks të ulët glicemik që nuk ndikon në nivelin e sheqerit në gjak.
Për mëngjesin më ushqyes, diabetikët duhet të përpiqen të zgjedhin ushqime të plota dhe të papërpunuara nga secili prej grupeve ushqimore.
Sugjerohet që t’i përfshini drithërat, perimet, proteinat dhe produktet e qumështit në mëngjesin tuaj.
Tërshëra
Tërshëra, një burim i karbohidrateve komplekse, është gjithashtu e pasur me fibra dhe do t’ju mbajë të ndiheni të ngopur për më gjatë.
Tërshëra ndihmon në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak duke siguruar që përthithja e sheqerit në gjak të jetë e ngadaltë dhe e qëndrueshme.
Vezët
Vezët mund të përfshihen gjithashtu në mëngjes për t’i menaxhuar nivelet e sheqerit. Vezët janë të ulëta në kalori dhe të larta në proteina.
Vezët ndihmojnë në ruajtjen e niveleve të sheqerit dhe shëndetit të përgjithshëm.
Farat Chia ndihmojnë në menaxhimin e niveleve të sheqerit në gjak.
Për personat me diabet, mënyra më e mirë për t’i konsumuar ato është pasi t’i njom në ujë.
Farat Chia kanë shumë fibra të cilat janë të dobishme për menaxhimin e diabetit.
Arrat
Arrat do t’ju japin energji, proteina dhe kanë shumë yndyra të shëndetshme.
Ato rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak, japin energji, ju ndihmojnë të humbni peshë, kanë një efekt dezinfektues në trup.
Falë yndyrave të mira ato janë të dobishme për zemrën, ndihmojnë për të mbajtur nën kontroll kolesterolin, rregullojnë presionin e gjakut, japin humor të mire.
Kosi/jogurti
Ai është i mbushur me proteina dhe mund të jetë mjaft i ulët në sheqerna natyrale, pasi bakteret në kos përdorin sheqerin e laktozës gjatë procesit të fermentimit.
Kosi natyral është më i pasuri në baktere të mira, mikroorganizma që sigurojnë një ekuilibër më të mirë ( pra funksionimin) të florës së zorrëve sepse kryejnë një veprim detoksifikues, lehtësojnë procesin e tretjes dhe ndihmojnë në luftimin e fryrjes së barkut.Ushqimi për diabetikët ka kuptimin e një ushqimi të shijshëm
dhe të shumëllojshëm, i cili është
i përshtatshëm për të gjithë familjen. Përveç ilaçeve dhe lëvizjes, ushqimi i përshtatshëm është
shtylla më e rëndësishme për kurimin e diabetit
Zgjidhni një varietet të thjeshtë ose pa sheqer të shtuar për ekuilibrin e sheqerit në gjak.