Optimizëm se gjobat e reja dhe patrullimet e policisë do t’i frenojnë garat me makina

Ndonëse Kosova është në prag të hyrjes në fuqi të ligjit të ri i cili ashpërson gjobat në trafik, janë evdientuar raste të reja të garave me makina. Shoferët kërkojnë më shumë patrullime nga Policia, e njëheri edhe ashpërsim të gjobave. E nga Policia thonë se patrullimet tanimë janë shtuar

Autostrada “Ibrahim Rugova” është bërë një destinacion thuajse i rregullt për gara ilegale me makina.

Jo më larg se dy ditë më parë, Policia e Kosovës ndaloi dy persona në po të njëjtën rrugë nën dyshimin se të njëjtit, ishin duke bërë gara ilegale.

E ndonëse vlerat e gjobave në ligjin e ri janë rritur dukshëm, disa shoferë vlerësojnë se ky nuk është hap i mjaftueshëm.

“Ka shumë po dënimet duhen mu bo ma t’rrepta. Po bëhen ndeshje nonstop, po shkelin këmbësor,” tha Ardian Kabashi, Shofer

“Do duhej kontrollë më e madhe e Policisë, aty ku mbahen garat me shënjëzu me një shenjë dhe mos mi lan, t’i ndjekin,” u shpreh Bedri Shala, Shofer.

E, në destinacionet ku këto gara po zhvillohen kryesisht nga të rinjtë, angazhimi i policisë është shtuar.

Por, ky institucion i sigurisë përmend një trend të ri që rrezikon të kthehet po ashtu në shqetësim.

“Zakonisht pikat që kontrollohen më shumë janë hyrja e autostradës, tek pompa Shell. Mirëpo kohëve të fundit kemi pas edhe në rrugët brenda vendbanimit, si në Prizren edhe në Suharekë, ka pas edhe me pasoja të aksidentit. Janë siguru dëshmitë e mjaftueshme që janë zhvilluar gara të shpejtësisë dhe të njëjtat, i janë dorëzuar prokurorisë,” tha Arben Elshani, Toger në stacionin e trafikut, Prizren

Nga 3 prilli do të hyjë në fuqi Ligji i ri për Rregullat e Trafikut Rrugor, i cili është miratuar në Kuvendin e Kosovës.

E kjo sipas Elshanit, do të ndikojë në ndryshimin e rrethanave për shoferët.

“Kjo besoj që do ndikojë pozitivisht në minizminin e numrit të garave të shpejtësisë dhe rritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor,” shtoi Elshani.

Për garat ilegale, dënimi arrin deri në 500 euro gjobë, 12 muaj të ndalimit të drejtimit të automjetit dhe 5 pikë negative.

Në dhjetor të vitit të kaluar, si rrjedhojë pe garave të jashtëligjshme me vetura, mbetën të vdekur tre të rinj në afërsi të Prizrenit

Sipas Policisë së Kosovës, në periudhën janar–shkurt janë shqiptuar 31 tiketa për këtë lloj shkelje, ndërsa është arritur që të parandalohen edhe disa raste tjera të organizimit të garave ilegale.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika