Optimizmi i Blinken për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shprehu besimin se Suedia dhe Finlanda do t’i bashkohen NATO-s, pavarësisht se Turqia ka shprehur shqetësime për anëtarësimin e mundshëm të këtyre dy shteteve nordike

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka shprehur besimin se Suedia dhe Finlanda do t’i bashkohen NATO-s pasi këto dy shtete të aplikojnë zyrtarisht.

Sipas tij, pranimi i tyre do të ishte një “pikë kthese për sigurinë” në Evropë.

“Shtetet e Bashkuara do të mbështesin fuqishëm aplikimin në NATO edhe të Suedisë dhe të Finlandës, nëse këto dy shtete vendosin që zyrtarisht të aplikojnë për anëtarësim në aleancë”, ka thënë Blinken para mediave të dielën, pasi ministrat e Jashtëm të NATO-s u takuan në Berlin.

“Jam i bindur se ne do të arrijmë konsensus”, ka shtuar ai.

Ndryshe, Finlanda më 15 maj zyrtarisht kishte njoftuar se do të aplikojë për anëtarësim për NATO.

Ilustrim

Edhe Suedia, shtet tjetër nordik, pritet të bëjë një njoftim të tillë më 16 maj, shkruan REL.

Teksa Rusia është deklaruar kundër zgjerimit të NATO-s, Turqia ka shprehur kundërshti ndaj anëtarësimit të mundshëm të Finlandës dhe Suedisë.

Kundërshtitë e Turqisë më shumë kanë të bëjnë me aplikimin e mundshëm të Suedisë, për shkak të qëndrimit të butë ndaj Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, që Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, e konsiderojnë organizatë terroriste.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, kishte thënë se ende nuk kanë ndonjë qëndrim pozitiv për çështjen e këtyre dy vendeve për bashkimin në NATO.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan

“Vendet skandinave janë si bujtina të grupeve terroriste, ka përkrahës të terrorizmit në parlament. Ne nuk mund të jemi pozitiv ndaj kësaj”, ishte shprehur ai.

Të dy vendet janë zyrtarisht të paangazhuara ushtarakisht, por u bënë partnerë të NATO-s, duke marrë pjesë në stërvitje dhe duke shkëmbyer informacione, pasi braktisën qëndrimin e tyre të mëparshëm të neutralitetit të rreptë, kur u bashkuan me BE-në në vitin 1995 pas përfundimit të ‘Luftës së Ftohtë’.

Të dy shtetet kanë qenë të paangazhuara që nga Lufta e Dytë Botërore, pavarësisht se kanë forca të vogla ushtarake, në krahasim me Rusinë.

Finlanda fitoi pavarësinë nga Rusia në vitin 1917 dhe zhvilloi dy luftëra kundër saj gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur edhe humbi një pjesë të territorit të saj. Finlanda kishte nënshkruar një Marrëveshje Miqësie, Bashkëpunimi dhe Ndihme Reciproke me Rusinë më 1948, duke forcuar shkallën ekonomike dhe politike.

Finlanda është mbështetur në marrëdhëniet miqësore me Moskën për të ruajtur paqen, por me pushtimin rus të Ukrainës, të cilin Moska e quan “një operacion special ushtarak”, duket të jenë gjithçka tjetër përveçse miqësore mes njëri- tjetrit.

Suedia nuk ka bërë luftë që 200 vjet dhe politika e jashtme e pasluftës është fokusuar në mbështetjen e demokracisë në nivel ndërkombëtar, dialogun shumëpalësh dhe çarmatimin bërthamor.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika