Realme Watch 3 ishte prezantuar në Indi para afro 2 muajsh, dhe tani ka ardhur koha që atë ta shohim edhe në tregun evropian.
Watch 3 momentalisht është në dispozicion për blerje nëpërmjet dyqanit zyrtar evropian të Realme dhe nëpërmjet disa degëve të Amazon Europe.
GSM Arena shkruan se çmimi i Realme Watch 3 është 40 euro dhe vije vetëm me ngjyrë hiri apo të zezë, transmeton portali Dukagjini.

Momentalisht, ora mund të dërgohet vetëm në Belgjikë, Gjermani, Luksemburg, Hollandë dhe Portugali.
Ende nuk ka asgjë të re në lidhje me Watch 3 Pro, por duke e parë që u lansua më herët gjatë muajit, mund të duhet pak kohë deri sa të dal në tregun Evropian.